27,11,2024

Dilema për 50 milionë euro investime në aparatura shëndetësore

Must Read
QKUK

Por, ky projekt sipas Sindikatës është skeptik pasi nuk paraqiten afate kohore dhe specifika, të paktën në vija të trasha, në lidhje me kohën se kur do të bëhen investimet, shkruan sot Gazeta “Zëri”

Rezonanca Magnetike, CT, ultrazë , gastroskopë, mikroskopë, Eho dhe pajisje tjera të sofistikuara do të jenë në dispozicion të pacientëve kosovarë.

Kjo, nëse do të jetësohet një projekt i Ministrisë së Shëndetësisë, në vlerë prej rreth 50 milionë eurove që është miratuar nga Këshilli Kombëtar për Investime.

Me blerjen e këtyre pajisjeve mjekësore zyrtarë shëndetësorë zotohen se do të mund të ofrohen të gjitha shërbimet për pacientët që kërkojnë shërbime shëndetësore në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Ndërkohë sindikalistët e shëndetësisë janë pesimistë se ky projekt do të jetësohet, shkruan “Zëri”.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se Këshilli Kombëtar për Investime ka miratuar  projektin për sigurimin e pajisjeve mjekësore në vlerë prej rreth 50 milionë eurove.

“Këshilli Kombëtar për Investime, ku marrin pjesë tetë ministra të Qeverisë së Kosovës,  ka miratuar projektin e Ministrisë së Shëndetësisë: Furnizimi i Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës për pajisje mjekësore, në vlerë prej rreth 50 milionë eurove”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë./zeri.info/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img