16,04,2024

Digjet flamuri i Shqipërisë dhe i Kosovës në Podgoricë

Must Read

ambasada-shqiptare-ne-mal-te-zi-640x356

Persona të pa identifikuar kanë djegur gjatë natës së shkuar flamurin e Shqipërisë dhe të Kosovës në kryeqytetin malazez, Podgoricë.

Rasti është regjistruar pranë ndërtesës së “Capital Plaza” atje ku janë edhe zyrat e ambasadës së Kosovës, transmeton televizioni shtetëror “RTCG”.

Për ngjarjen, ka reaguar edhe ministria e Jashtme e Malit të Zi, duke shprehur keqardhjen për incidentin.

“Ministria e Jashtme shpreh keqardhjen dhe dënon fuqimisht aktin e vandalizmit dhe djegies së flamurit të Shqipërisë dhe Kosovës para ndërtesave të ambasadave”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Jashtme malazeze. Kjo ministri thekson se është në komunikim të vazhdueshëm me ambasadat.

“Autoritetet kompetente duhet të marrin të gjitha veprimet e nevojshme për sqarimin e rastit dhe identifikimin e autorëve”, thuhet më tej.

Ministrja e Jashtme e Malit të Zi thekson se është e bindur që raste të tilla të izoluara nuk mund të ndikojnë në marrëdhëniet e mira dhe miqësore midis vendeve.

Ndërkohë , Aleanca Qytetare (GA) u bëri thirrje autoriteteve për të kryer një hetim të menjëhershëm, dhe të ndjekë penalisht autorët e krimit.

Kjo Aleancë thotë se qëndrimet e qeverisë malazeze bëhen shkak për incidente të tilla, për shkak edhe të mos respektimit të plotë të pakicave etnike atje.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ishte në kërkim nga policia, arrestohet 25-vjeçari në Ferizaj

Një 25-vjeçar është arrestuar ditën e hënë në Ferizaj, i njëjti ishte në kërkim nga policia. L.Q ishte i kërkuar me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img