Digjet ferma në Prelez të Ferizajt

Must Read

Këtë të shtunë rreth  orës 11.30, ka marrë flakë   një fermë në fshatin Prelez të Muhaxherëve   të Ferizajt. Zjarri ka përfshirë  depon e ruajtjes së ushqimit e ku janë dhe dëmtuar edhe makineri të punës. Sipas vlerësimeve të para  dëmi është i mjaftë i madh.

Rastin e ka konfirmuar edhe togeri i policisë Agim Gashi i cili tha se  gjatë këtij zjarri nuk ka dëme në  njerëz  ndërsa   shkaqet e zjarrit ende nuk dihen, përderisa policia  është në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.

Nga Brigada e Zjarrfikësve bëhet e ditur se gjatë intervenimit  në shuarjen e zjarrit  plagë të lehta ka marr  shefi i ndërrimit të zjarrfikësve   i cili pas ndihmës në emergjencën e spitali është kthyer në vendin e ngjarjes.

Edhe pse deri në këto moment ende nuk është shuar zjarri, ai ka arritur të lokalizohet dhe është nën kontroll të ekipeve të zjarrfikësve.

13644389_1121807211209744_2039185983_n 13617498_1121807244543074_418046327_n

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasja makabre e Bekim Varit në Ferizaj: Një vit dhe vetëm një seancë gjyqësore!

Ka kaluar më shumë se një vit që kur i riu nga Ferizaj, Bekim Vari, u gjet i vrarë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img