13,12,2024

“Diaspora duhet të bëhet pjesë e sistemit politik”

Must Read

Ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Dardan Gashi, ka thënë se të gjitha kërkesat e diasporës janë duke u marrë parasysh nga institucionet e Kosovës.
Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka bërë me dije se diaspora duhet të bëhet pjesë e sistemit politik të Kosovës.
Gashi ka treguar se është duke diskutuar me partitë politike që kërkesat e diasporës, si vendet e rezervuara në Kuvendin e Kosovës, themelimi i një televizioni për diasporën, kërkesa për kartonin e gjelbër, mësimi plotësues në gjuhën shqipe dhe kërkesa të tjera të bëhen realitet.
Ai ka bërë me dije se partitë politike kanë mendime të ndryshme për përfaqësimin politik të diasporës në institucionet e Kosovës.
“Një prej këtyre mendimeve është që diaspora t’i ketë në Kuvendin e Kosovës 5 deri në 6 vende të rezervuara”, ka thënë Gashi.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident komunikacioni rrugor me fatalitet në Kaçanik

Me datën 29.11.2024 rreth orës 07:30 kemi pranuar një informatë se në rrugën magjistrale Hani Elezit-Kaçanik, tek vendi i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img