13,02,2026

Dialogu për bllokadën, vazhdon javën e ardhshme në Vjenë

Must Read

Tahiri-Gjuriq-650x337

Takimi mes përfaqësuesve të Kosovë e Serbisë për zgjidhjen e çështjes së bllokadës bërë ndaj kamionëve që bartin materie të rrezikshme nga Serbia për në Kosovë, është planifikuar të mbahet javën që vjen në Vjenë, bënë të ditur e përditshmja austriake Die Presse.

Bisedimet në Vjenë, që u mbajtën në fillim të javës, do të duhet të arrijnë në zgjidhje.

“Për javën e ardhshme është planifikuar takimi i radhës”, njofton kjo e përditshme. Në shkrim thuhet se Prishtina dhe Beogradi, nën ndërmjetësimin e BE-së, do të vazhdojnë dialogun, i cili u ndihmon njërës dhe palës tjetër në rrugën drejtë integrimit në BE, transmeton lajmi.net.

Në këtë artikull citohet edhe drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, i cili hedh një sërë akuzash ndaj palës kosovare, duke thënë se po bëjnë veprime të njëanshme.

Ndërsa, gjithashtu citohen mediat serbe të cilat shkruajnë se Serbia humbë mbi 60 mijë euro në dit nga kjo bllokadë./lajmi.net

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Olza Hashani zgjidhet Artiste e Vitit

Në një ceremoni të mbajtur sonte në Ferizaj, u shpall Artistja e Vitit, titull që këtë herë i takoi...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img