27,04,2024

Devollët dhe Elkos dhurojnë gjysmë milioni euro artikuj për qytetarët e Kosovës

Must Read

Tri kompanitë më të mëdha afariste nga Peja, Devolli Corporation, Devolli Group dhe Elkos Group, i kanë bashkuar forcat për të dhuruar artikuj ushqimorë dhe produkte të tjera ndihmë për qytetarët në kohën kur Kosova po përballet me pandeminë e virusit Covid-19.

Nën moton “Afaristët pejanë për Kosovën”, nga sot do tëfillojë shpërndarja e pakove të cilat do të përmbajnë 300 tonelata miell “Finesa”, 33 paleta qumësht “Vita”, 33 paleta lëngje “Tango”.

Përveç kësaj, “Comodita” ia ka ofruar Qeverisë së Kosovës edhe sasinë prej 100 mijë maskave mbrojtëse, një mijë dyshekë dhe pesë mijë jastekë, për nevojat e karantinave të përgatitura, ose edhe situatave të tjera emergjente sipas nevojave të vendit.

Dhurimi i pakove ushqimore, vlera e të cilave është rreth 500 mijë euro, do të bëhet në vendbanimet e ndryshme të Kosovës, sipas një orari të caktuar, në mënyrë që të përfitojnë sa më shumë familje.

Devolli Corporation, Devolli Group dhe Elkos Group urojnë që situata e krijuar me koronavirusin të kalohet sa më shpejtë dhe sa më lehtë dhe që qytetarëve të Kosovës të mos vuajnë nga mungesat në furnizime me artikujt jetikë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në mesnatë. Rasti ka ndodhur në në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img