29,04,2024

Dëshmitari: Florim Ejupi u ngarkua me detyrë vrasjen e Xhavit Halitit

Must Read

Ka folur njëri prej anëtarëve të këtij grupi, që tash është dëshmitar i mbrojtur i Prokurorisë Speciale të Kosovës.

Shkumbin Mehmeti ka akuzuar vëllezërit Qerim dhe Ibrahim Kelmendi për organizim të vrasjeve të pasluftës në Kosovë.

Ka thënë se Kelmendët kanë ngakuar Florim Ejupin me detyrë për vrasjen e Xhavit Halitit, deputet i PDK’së – por se plani për vrasjen e tij ka ngecur.

Mehmeti po ashtu ka thënë se Kelmendët kanë urdhëruar vrasjen e deputetit të LDK’së, Smail Hajdaraj, dhe të Tahir Zemajt.

Mehmeti ka thënë gjithashtu sevrasja veprimtarit të LDK’së, Xhemail Mustafa, është bërë nga dora e Agron Sylejmanit.

Dëshmitari po ashtu e ka përmendur si të përfshirë në vrasjet e pasluftës edhe vëllain e Lahi Brahimajt, ish-deputet i Kuvendit, nga radhët e AAK’së.

Ndonëse fillimisht është menduar se Mehmeti do të flasë i maskuar, ai ka kërkuar që këtë ta bëjë me zë dhe me fytyrë, pa u fshehur.

Mehmeti është i dënuar me 30 vjet burgim, për vrasjen e policëve të UNMIK’ut në vitin 2004. /Express/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img