Sipas mediave një nga autorët e arrestuar për rastin e përshkroi ngjarjen në këtë mënyrë:
“Shkuam të tre tek kasollja dhe i ramë portës, ndërkohë që ai hyri brenda e në ndenjëm jashtë.
Dëgjuam një të shtënë arme e më pas pamë që doli me trupin e Bledarit.
Nxori një thikë dhe i preu kokën.
Me pas e futi atë në një thes duke na thënë se do ta çonte në Shqipëri, t’ja tregonte atij që e kishte porositur”, citon CNN grek një nga shqiptarët e arrestuar si bashkëpunëtor në krim.
Sipas të arrestuarit, viktima kishte marrë 20 mijë euro nga shitja e kokainës, para të cilat nuk ia kishte kthyer të zotëve.
Krimi i rëndë ndodhi më 9 maj në rajonin malor të Thesprotia.
I dyshuar kryesor është kushëriri i viktimës Krenar Tërpollari, i cili sipas grekëve mendohet se fshihet në Shqipëri.
The post Dëshmia tronditëse: Ai doli me trupin e Bledarit, nxori një thikë dhe i preu kokën appeared first on Lajminet.