10,09,2025

Derbi i “komshinjëve” i takoi Çelikut. Kf Çeliku(Ferizaj) : Kf Vjosa(Shtime) 3-2

Must Read

Ferizaj. 15.10.2017. Në kuadër të javës së Tetë (8) të Ligës së dytë-Grupi B të Republikës së Kosovës, sot me 15.10.2017 u zhvillua derbi i fqinjëve ku në fund fitoi ekipi i Kf Çelikut me rezulltat 3-2.
Ndeshja ishte e mire dhe me raste të shumta, dhe dyja ekipet kanë pasur raste e tyre, por në fund me efikas dhe më të vëmendshëm u treguan ekipi i Kf Çelikut.
Dyja ekipet zhvilluan futboll të bukur dhe atraktiv, dhe rezulltati ka mund të ndryshojë edhe në dobi të njërës edhe në dboi të tjetrës.
Pjesa e pare përfundoi me rezulltat të barabartë 2-2. Fillimisht musafirët kaluan në epërsi të parët përmes Flamur Musliut, për të barazuar rezulltatin Taulant Hashani pas asistimit të Shpejtim Muhaxherit.
Për rezulltatin 1-2 në dobi të Vjosës shënoi Adnan Ademaj, kurse rezulltatin për Kf Çelikun në minutën e fundit të pjesës së pare e barazoi Shpejtim Muhaxheri pas asistimit të Fatlum Hajrullahut.
Pjesa e dytë ishte më e zbehtë për nga rastet e shënimit, kurse më të vëmendshëm u treguan lojtarët e Kf Çelikut, të cilët shënuan përmes Ymer Hoxhës pas asistimit të Shpejtim Muhaxherit.
Lojtari i ndeshjes pa dyshim ishte kapiteni i ekipit Kf Çeliku Shpejtim Muhaxheri me 1 goll të shënuar dhe dy asistime.
Duhet cekur se edhe referimi ishte në nivel dhe pa vërejtje nga dyja ekipet.
Ndeshja e radhës për ekipin e Kf Çelikut do të jetë derbi lokal me ekipin e Tefik Çanka.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img