12,07,2025

Deputetja ferizajase e quan të pafalshëm mosvotimin e Ligjit të Rimëkëmbjes Ekonomike

Must Read

Deputetja nga Ferizaj e cila përfaqëson Ferizajn në kuadër të Grupit parlamentar të LDK-së , Saranda Musliu është shfaqur e shqetësuar me mosvotimin e projektligjit për Rimëkëmbje ekonomike.

Ajo përmes një statusi në fb e ka quajtur veprim të pafalshëm mospajtimin e deputetëve që të përfitojnë të gjithë qytetarët kosovarë.

“Qytetarë të dashur edhe unë jam e shqetësuar po aq sa ju me mosvotimin e Ligjit për Rimëkëmbje ekonomike sot në Kuvend.

E di se që jeni lodhur duke pritur klasën politike që të ju ndihmojë, por besoj e keni të qartë se kush nuk po tregohet i gatshëm që ju të përfitoni.

Qeveria Hoti e ka sjellë në Kuvend Ligjin para 3 muajsh, por në Kuvend nuk po arrihet pajtueshmëria për interesa të përbashkëta.

Kjo është e pafalshme.

Grupi i LDK-së do të jetë në përkrahje të këtij Ligji dhe të gjitha iniciativave që janë për zhvillim të biznesit.

Ne nuk do të ndalemi deri në përmbushjen e synimeve që janë të dobishme për ju” është shprehur deputetja Musliu.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Zbulohen pesë emigrantë të paligjshëm në një rimorkio kamioni në Terminalin Doganor në Ferizaj

Ferizaj, 11.07.2025Sot, më datë 11.07.2025, rreth orës 16:00, policia ka pranuar një informatë se në Terminalin Doganor, në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img