Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fatos Geci, duke e përshëndetur vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë për dënimin e Naim Murselit, ka thënë se të njëjtin fat do ta ketë edhe ish-presidenti Hashim Thaçi, i cili po akuzohet në Dhomat e Specializuara për krime lufte.
Geci iu përgjigj deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Arian Tahiri, i cili gjatë seancës parlamentare që ende po zhvillohet u shpreh se deputetët e pushtetit kanë nisur të dridhen për shkak se e kanë ndi erën për kthimin e Thaçit.
“Dua të përshëndes vendimin e gjykatës për dënimin e Naim Murselit dhe ju që shpresoni që lideri juaj suprem do të lirohet, do ta përcjellë i njëjti fat”, u shpreh deputeti i VV-së.
Pas kësaj gjuhe, kryeparlamentarja Albulena Haxhiu ia tërhoqi vërejtjen Gecit.

