25,04,2024

Deputeti Dr. Burim Karameta përshëndet vendimin e KQZ-së: KQZ nuk lejon të vjedhët e keqpërdorët llogojo dhe sllogani i “Listës Guxo”!

Must Read

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në mbledhjen e mbajtur sot ka certifikuar Iniciativën qytetare “Lista Guxo” për zgjedhjet lokale të këtij viti. 

Këtë vendim e ka përshëndetur edhe deputeti nga Lista Guxo, Burim Karameta.

“Bravo KQZ për vendimin e drejtë e profesional. Duhet të pritet, dhe kështu ndodh kur profesionalizmi e thotë fjalën e fundit. E pra, nuk u lejua të keqpërdoret nga disa individ emri i listës “Guxo”, që për interesa të tyre tentuan të përvetësojnë përpjekjet e guximshme, të ndërtuara me mund, sakrificë dhe guxim, e që për rrjedhojë doli lista “Guxo”, e cila si në zgjedhjet nacionale pritet të ketë të njejtin sukses, fitoren plebishitare.
Kjo listë ishte, është dhe do të jetë e guximtarëve dhe konsitentëve, do të jetë vetëm e atyre që krijuan standardin e ri politik, mbi kauzën për një shtet të drejtë, ku sundon rendi e ligji, për ngritje të mirëqenjes qytetare dhe zhvillimin ekonomik.

Të dashur bashkqytetar të mi, edhe për kundër shumë dezinformatave kohën e fundit, “Lista Guxo” si në tërë teritorin e Kosovës edhe në Ferizaj është më se aktive dhe e konsoliduar, së shpejti do të fillojmë me aktivitetet tona intenzive për garën e Ferizajt, ku edhe do të ngadhënjejmë bashkë me LVV.
Kjo është “Lista Guxo”, një dhe e vetme, nuk do të lejohet të ketë as përafrime me identitetin tonë, bile as iniciativë “Ne Guxojmë” nuk do të ketë. Gjithë të tjerëve që mendojnë ndryshe dhe nuk e gjetën vetën tek ne, ju urojmë suksese dhe qetësi.Shëndet e mbarësi, qofshim faqebardhë” shkruar Karameta.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shënohet Dita e Shkollës dhe përurohet Salla e Sporteve në shkollën “Astrit Bytyqi”në Ferizaj

Gjatë ditës së sotme është bërë shënimi i Ditës së Shkollës “Astrit Bytyqi” si dhe u përurua Salla e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img