05,02,2026

Deputetë, politikanë e këngëtarë të enjten testojnë stadiumin e Prishtinës

Must Read

Salihu që ka qenë i ftuar në emisionin ‘Fan Zone’ në RTK, ka njoftuar se stadiumi i qytetit në Prishtinë që tani do të mbajë emrin e legjendës Fadil Vokrri, do të testohet para zyrtarëve të UEFA-s dhe FIFA-s.
“Fillimisht, stadiumi i qytetit në Prishtinë tanimë do të emërohet ‘Fadil Vokrri’. Ne do të bëjmë ndeshjen testuese ku mëtojmë që t’i ftojmë deputetët, politikanët, estradën në njërën anë dhe veteranët e futbollit në anën tjetër më datën 28 qershor”, deklaroi Salihu për RTK-në.
Ai tutje bën të ditur se testimi do të bëhet në mbrëmje, ku edhe do të ndizen reflektorët./Lajmi.net/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ka ndërruar jetë artisti dhe koreografi i njohur ferizajas Bajaram Tahiri

Ferizaj ka humbur sot një nga figurat e saj më të rëndësishme të kulturës dhe artit. Ka ndërruar jetë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img