18,11,2024

Depolitizimi i sistemit të drejtësisë, në duart e ndërkombëtarëve

Must Read

Aq thellë ka depërtuar politika me ndikimin e vet në institucionet e rendit dhe ligjit, ndikimet ekstreme të të gjitha emërimeve në Polici, në Prokurori dhe në Gjykata, që mandej reflekton negativisht edhe duke ndërhyrë në punën e pavarur të këtyre institucioneve, për të pamundësuar funksionimin e shtetit ligjore, saqë tani një depolitizim i këtyre institucioneve, sipas njohësve të jurisprudencës, nuk mund të ndodhë pa ndërhyrjen e faktorit ndërkombëtar.

Sipas ekspertëve, politika kosovare mund të bindet për ta lënë të qetë drejtësinë vetëm nëse një gjë të tillë e imponon me fuqishëm faktori ndërkombëtar, sikur që e imponoi një veprim të ngjashëm edhe në Shqipëri.

Njohësi i fushës së sundimit të ligjit, Blerim Burjani ka pohuar se derisa politika ka aq shumë interes nga kapja e drejtësisë për të pamundësuar luftimin e dukurive negative, pjesë e të cilave janë individë dhe struktura nga vetë politika zyrtare, atëherë nuk është e pritshme që kjo politikë vullnetarisht të tërhiqet dhe ta lërë të qetë, ta bëjë si duhet punën që i takon sistemit unik të drejtësisë kosovare.

“Kjo mund të ndodhë vetëm nëse kushtë- zohet nga BE-ja dhe SHBA-ja, në të kundërtën kjo do të vazhdojë kështu si është, pa ndonjë kufi dhe pa fund”, theksoi ai.

Sipas Burjanit, është e njohur botërisht që sistemi i drejtësisë nuk është i pavarur, ka gjyqtarë dhe prokurorë që janë shumë të afërt me njerëzit e partive politike, për të cilët thuhet se kanë ndikuar emërimet e tyre dhe në avancimin e karrierës së këtyre njerëzve të sistemit të drejtësisë.

“Kjo edhe është ajo arsyeja kryesore pse akoma në vendin tonë nuk ka kurrfarë pavarësie të organeve të drejtësisë,” tha Blerim Burjani.

Ai ka pohuar se për këtë mosgatishmëri të tërheqjes së politikës nga ndikimet në këtë sistem, më së miri flet fakti që as presidenti i vendit, i cili ka kompetenca të mjaftueshme për të propozuar një reformim gjithëpërfshirës të sistemit, nuk e bën atë, ngase ai personalisht është pjesë e pazareve të politikës dhe jo i zgjedhur nga qytetarët, nga vota e tyre.

“Depolitizimi nënkupton shpallje të konkursit për njerëz të rinj në drejtësi, dhe me një reformë të tille brenda 3-5 vjetësh do të arrihej depolitizimi i plotë, në të kundërtën do të mbetet kështu, prandaj duhet të ketë iniciativë për këtë çështje”, tha Burjani, shkruan Kosova Sot.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img