19,04,2024

Dënim me burgim efektiv ndaj A.Rr. për lëndim të lehtë trupor

Must Read

Ferizaj, 15 tetor 2021 – Gjykata Themelore në Ferizaj, ka shpall aktgjykim dënues ndaj të
pandehurit A.Rr.. shtetas i Republikës së Kosovës, të akuzuar sipas aktakuzës së
Prokurorisë Themelore në Ferizaj, për shkak të veprës penale lëndim i lehtë trupor nga
neni 188 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 nën paragrafi 1.4 lidhur me nenin 31 të
Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Gjykata Themelore në Ferizaj, përkatësisht gjyqtari i Divizionit Penal, pas mbajtjes së
shqyrtimit gjyqësor, të pandehurin A.Rr. e shpalli fajtor dhe i shqiptoi dënim me burgim
efektiv në kohëzgjatje prej nëntëdhjetë (90) ditëve

I pandehuri akuzohet se më 21.10.2019, në Shtime saktësisht në oborrin e shkollës së
mesme profesionale, së bashku me dy të mitur, pas një mosmarrëveshje dhe fjalosje
verbale me të dëmtuarit duke vepruar në bashkëkryerje fillojnë të i sulmojnë fizikisht të
dëmtuarit me mjete të forta (boks të hekurt shufër metalike) mjete të përshtatshme për
shkaktimin e lëndimit të rëndë trupor ku i pandehuri godet të dëmtuarin Sh.A. me boks të
hekurt në pjesën e pasme të kokës e vazhdon ta godet edhe të dëmtuarin D.M. në pjesën e
fytyrës në mollëzën dhe vetullën e majtë, si dhe të dëmtuarin tjetër A.M. në kokë në pjesën

ballore, me ç’rast u shkakton lëndime të lehta trupore të cilat lëndime rezultojnë me
pasoja të përkohshme për shëndetin.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej pesëmbëdhjetë (15)
ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa i drejtohet Gjykatës
së Apelit në Prishtinë, përmes Gjykatës Themelore të Ferizajt.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img