11,01,2026

“Demokracia Studentore” kërkon që Kisha në UP të shndërrohet në muze

Must Read

Organizata “Demokracia Studentore”, përmes një aktiviteti simbolik të organizuar të hënën para kishës ortodokse e cila ndodhet në kampusin e Universitetit të Prishtinës, ka kërkuar që ky objekt fetar të shndërrohet në muze.

Një grup i studentëve kanë zhvilluar një aksion simbolik para Kishës Ortodokse serbe në oborrin e UP, me anë të të cilit kërkojnë që kjo kishë të bëhet muze.

Studentët po e kundërshtojnë funksionalizimin e kësaj kishe e ndërtuar gjatë kohës Millosheviqit dhe e cila që nga viti 1999 ka mbetur objekt gërmadhe.

Studentët para kishës kanë shpalosur një pllakat të madh të madh në të cilin shkruan:

“Kërkojmë që objekti i vendosur me dhunë nga Millosheviqi në kampusin universitar të shndërrohet në muze dhe të prezantohen masakrat dhe gjenocidi që i ka kryer Serbia në Kosovë”.

Me këtë rast, Mexhit Ramusha nga “Demokracia Studentore”, tha se po kërkojnë që ky objekt të jetë muze dhe të prezantohen masakrat që i ka kryer regjimi i Millosheviçit.

Ata u bënë thirrje institucioneve ndërkombëtare dhe vendore që të mos lejojnë funksionalizimin e kësaj kishe.
studentet - kisha5studentet - kisha3studentet - kisha4studentet - kisha2

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person për sulm ndaj zyrtarëve policorë

Ferizaj.09.01.2026 Me datë 09.01.2026, rreth orës 15:40, një zyrtar policor i caktuar në detyrë te porta hyrëse e stacionit policor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img