26,11,2025

Dëme të konsiderueshme nga breshëri në Skenderaj

Must Read

Breshëri që ka rënë gjatë pasditës së djeshme në territorin e Komunës së Skenderajt ka shkatuar dëme të konsiderueshme në disa fshatra. Sipas verësimeve fillestare dëmet janë të mëdha sidomos në bujqësi duke përfshirë; sipërfaqet e mbjella me misër, me pemë dhe perime, me qepë dhe në serra. Por ende nuk dihet saktësisht vlera e dëmeve të shkatuar.

Komuna e Skenderajt tashmë ka formuar Komisionin përkatës për vlerësimin e dëmeve i cili do të mbedh të dhëna të sakta në lidhje me dëmët e shkaktuara. Ndërkohë edhe fermerët kanë filluar që në mëngjesin e ditës së sotme të raportojnë për dëmet e shkaktuar në pronat e tyre bujqësore.

Komuna e Skenderajt, pas mbledhjes së të dhënave për dëmet e shkaktuar nga breshëri , do të bëjë raporin e vlerësimit të dëmeve, raport ky që do t’i drejtohet Ministrisë së Bujqësisë, bashkë me kërkesën për kompenzimin të dëmeve.

Fshatrat më të prekura nga reshjet e breshërit janë: Polaci, Prekazi, Prelloci, Kozhica, Çirezi, Krysheci, një pjesë e qytetit të Skenderajt, e të tjera.

Breshëri që ka rënë dje në Skenderaj ka qenë shkatërrues për shkak të sasi së madhe, kohëzgjatjes së rënies dhe për shkak të madhësisë së tij./Lajm

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizajasi Leard Sadriu drejt hapit të madh në karrierë, arrin marrëveshje me skuadrën gjermane

Leard Sadriu pritet të largohet nga futbolli rumun vetëm pas gjashtë muajsh qëndrimi te FC Arges, duke qenë gati...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img