19,04,2024

Demarkacioni me Serbinë larg realizimit (VIDEO)

Must Read

edita_1450950288-455679

Kosova e ka të përfunduar çështjen e kufirit vetëm me Maqedoninë. Me tre fqinjët e tjerë, Shqipërinë, Serbin e Malin e Zi, kufiri vazhdon të mos jetë i përcaktuar.

Madje kufiri me Malin e Zi po del të jetë problematik për qeverinë e vendit. Kjo për shkak të kundërshtimeve të opozitës, të banorëve të Rugovës por edhe të një grupi ekspertësh vendës.

Por pavarësisht kësaj, qeveria ka plan që të nis demarkim kufirit edhe me një shtet tjetër. Këtë synon ta bëjë në kuadër të dialogut në Bruksel.

Njohja e ndërsjellë mes dy shteteve, dëmshpërblimet e luftës si dhe pjesëmarrje në pasuritë, obligimet dhe të drejtat të cilat Serbia i ka trashëguar nga ish-federata e Jugosllavisë, pjesë konstitutive e se cilës ka qenë edhe Kosova, janë temat që Kosova i ka propozuar Bashkimit Evropian që të diskutohen në Bruksel.

Edita Tahiri, ministre për Dialog, ka insistuar që këto tema do të jenë pjesë e bisedimeve në Bruksel. Tahiri bile thotë se nëse Serbia e dëshiron të ardhmen e saj në Bashkimin Evropian, njohjen e pavarësisë së Kosovës e ka të pashmangshme. Ajo shton se demarkacioni do të jetë temë kryesore e bisedimeve.

Edhe përkundër që vazhdimisht ngacmon me deklaratat e tij, sidomos kur gjendet në Kosovë, gjatë së mërkurës kryeministri serb Aleksandër Vuçiq në një prononcim për mediet në Serbi nuk ka dashur që të merret me deklaratat e Tahirit për demarkacionin e kufirit me Serbisë si temë e dialogut mes dy shteteve.

Por ai ka pranuar një fakt se bisedimet me Prishtinë gjatë së hënë kanë qenë të vështira.

Bisedimet e së hënës në Vjenë ishin ftuar nga Bashkimi Evropian, pas vendosjes së masës së reciprocitetit nga ana e Kosovës për transportin e naftës dhe gazit.Për më shumë shikoni kronikën e përgatitur nga Tribuna Channel/GazetaTribuna/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img