03,07,2025

Delawie: Kultivimi i mjedrës nga llapjanët duhet të jetë model edhe për të tjerët

Must Read

Gjatë takimit të kryetarit të Komunës së Podujevës, Agim Veliu, me Ambasadorin e SHBA-ve, Greg Delawie, është biseduar për investimet e bëra dhe zhvillimin ekonomik të Komunës së Podujevës.

Kryetari Veliu tha se orientimi strategjik i Komunës së Podujevës është investimi në bujqësi, si bazë e zhvillimit ekonomik dhe punësimit.

Në këtë aspekt, kryetari Veliu potencoi partneritetin dhe kontributin e USAID-it në kultivimin e mjedrës, partneritet ky që po vazhdon të zhvillohet suksesshëm edhe në fushat e tjera të bujqësisë.

Në takimin, ku ishte i pranishëm edhe drejtori i USAID-it, James Hope, kryetari Veliu e informoi ambasadorin Delawie edhe për investimet e bëra në projektet e ndërtimit të infrastrukturës rrugore, ambient dhe trajtimin e ujërave të zeza.

Ambasadori amerikan Delawie u shpreh se suksesi i arritur në kultivimin e mjedrës nga fermerët llapjanë, në bashkëpunim me USAID-in dhe Komunën e Podujevës, duhet të jetë model edhe për komunat e tjera për mbështetje dhe zhvillim të sektorit të bujqësisë.

Gjatë vizitës në Podujevë, ambasadori Delawie ka vizituar një fermer kultivues të mjedrës në fshatin Katunishtë dhe Këshillin e Bashkësisë Islame në Podujevë. /Lajmi.net/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) ka hapur sot konkursin për pranimin e studentëve të rinj në nivelin bachelor dhe master për...

Në këtë vit akademik në nivelin bachelor, do të pranohen 420 studentë të rregullt, prej të cilëve 50 vende...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img