19,05,2024

Delawie: Kosovarët të interesuar për zgjedhjet në Amerikë

Must Read
Greg Delawie / 1 korrik 2016

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Greg Delawie, ka thënë se kosovarët dhe jo vetëm, janë shprehur të interesuar çdo herë për zgjedhjet në SHBA.

Këto deklarime Ambasadori Delawie i tha në Info Magazinën Speciale të Klan Kosovës, kushtuar zgjedhjeve presidenciale në SHBA, derisa ka shtuar se votimet presidenciale janë tejet të rëndësishme për amerikanët.

‘’Njerëzit këtu janë të interesuar për zgjedhjet, ata më pyesin nga do që shkoj.’’

‘’Është e ngjashme edhe me vendet e tjera.’’

‘’Pikërisht është ashtu, kosovarët janë miqësor dhe SHBA dhe Kosova kanë një marrëdhënie kaq të rëndësishme mes tyre.’’

‘’Votimet për qytetarët amerikanë, janë shumë të rëndësishme. Zgjedhjet janë mënyra e vetme që të mund të dëgjohet zëri i secilit qytetar.’’

‘’Votimi është e drejtë e Demokracisë, po ta shikoni duket si dicka e vogël kur shtypni një pullë apo vendosni për dikë, por ajo në të vërtetë ka kaq shumë rëndësi.’’

‘’Kollaron time e kam vë me qëllim, ngase aty kam vënë ka shumë shtete të Amerikës përgjatë 200 vjetëve’’

‘’Ne kemi rregulla të Qeverisë Federale, por nuk kam drejtë të pyes se kush kë ka votuar.’’

‘’Nuk dua të ndikoj tek askush, as nuk dua të ndikohem.’’

‘’Të gjithë e kanë mundësinë ku do që janë për të votuar.’’

‘’Unë kam votuar me postë, unë jetoj në Alexandria të Virginias dhe kam votuar para një muaji.’’

‘’Është dicka shumë thelbësore, kur në SHBA njerëzit marrin apo japin votën.’’ është shprehur, Delawie.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjobë ndaj personit që bëri tejkalim në vijë të plotë, identifikohet kundërvajtja përmes dronit të policisë

Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor me datën 18.05.2024 rreth orës 16:35, në rrugën magjistrale Ferizaj-Viti, skatësisht në fshatin Gërlicë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img