04,03,2024

Delawie inkurajon gratë me thënie të Barak Obamës

Must Read
Delawi

Ambasadori amerikan Greg Delawie përdori fjalë të Presidentit Barack Obama për të nxitur institucionet kosovare që gratë të trajtohen si duhet.

“Presidenti Obama ka thënë se mënyra më e mirë për të parë nëse një vend do të zhvillohet është të shikoni se si i trajton gratë,” tha Delawie në konferencën për të drejtat pronësore të grave të organizuar nga USAID-i.

Ambasadori amerikan tha se gratë duhet të jenë pjesë e fuqishme e shoqërisë.

“Përjashtimi i grave nga mundësitë dhe përparimi duhet të ndalojë, gratë duhet të jenë pjesë e fuqishme e shoqërisë,” tha Delawie.

Ai deklaroi se problem në Kosovë është moszbatimi i ligjeve.

“Kosova i ka ligjet shumë të mira në letër por të gjithë shqetësohemi nga shkalla e moszbatimit të ligjit,” tha Delawie.

Sipas të gjeturave të USAID-it 73 për qind e njerëzve në Kosovë nuk kanë njohuri për të drejtat e tyre pronësore.

USAID-i ka ardhur në përfundim se vetëm 3.8 për qind e grave në Kosovë trashëgojnë pronë nga prindërit.

Në qershor të këtij viti, “Drejtësia në Kosovë” hulumtoi heqjen dorë të grave nga trashëgimia prindërore në emër të traditës. /kallxo.com

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person për falsifikim të parasë në Ferizaj 

Me datën 28.02.2024, rreth orës 23:00 policia e stacionit në Ferizaj ka pranuar një informacion se në një lokal,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img