18,05,2024

Deklaratat kundër Trump, Rama: Jam një pikë ujë në detin e prononcimeve kundër tij

Must Read

Rama, duke folur për deklaratat e tij kundër Trumpit, thotë se e respekton sovranitetin e popullit dhe këto deklarata janë bërë pas disa qëndrimeve të Trumpit në lidhje me shqiptarët dhe Kosovën.

“Për Trump, unë jam shprehur si kandidat, sepse më kanë shprehur si shqiptar, qytetar i këtij vendi, deklaratat për Kosovën, myslimanët, emigrantët dhe s’jam i vetmi, jam një pikë uji në detin e prononcimeve të pafavorshme ndaj tij ku u përfshi e gjithë bota.

Sot ai është zgjedhur nga populli sovran dhe respekti im si Kryeministër i këtij vendi për popullin, qeverinë amerikane, Presidentin si mishërim i vullnetit të sovranit e miqësia e aleanca me SHBA, as që mund të vihen në diskutim.

Vërtetë ndjej keqardhje për banalitetin e disa agallarëve të kafes së madhe të politikës sonë që janë kaq mendjelehtë sa duket sikur sot gati sa nuk i ankohen presidentit të Amerikës për mua. Por nuk funksionon kështu bota, as SHBA”, tha Rama.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjobë ndaj personit që bëri tejkalim në vijë të plotë, identifikohet kundërvajtja përmes dronit të policisë

Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor me datën 18.05.2024 rreth orës 16:35, në rrugën magjistrale Ferizaj-Viti, skatësisht në fshatin Gërlicë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img