Zgjedhjet e brendshme në PDK kanë mobilizuar anëtarësinë e këtij subjekti politik. Kjo ka bërë që në sipërfaqe ky subjetk politik të nxjerrë shumë kuadro të përgatitur profesionalisht dhe me përgatitje akademike të larta.
Në zgjedhjet e brendshme në PDK, dega në Shtime, kandidaturën për të parin e PDK-së e ka bërë publike edhe Mensur Neziri.
Kush është Mensur Neziri?
Mensur Neziri, doktor shkence, kandidat për kryetar të PDK-së në Shtime. Ai në një postim në facebook, i falenderoi të gjithë për urimet për kandidimin e tij, ndjehem i vlerësuar dhe inkurajuar për rrugëtim të përbashkët.
Mensur NEZIRI është doktor i shkencave pedagogjike, mësimdhënës në Fakultetin e Edukimit në Universitetin “Kadri Zeka” – Gjilan.
Ka kryer dhe kryen funksione me përgjegjësi në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, është anëtar i komisioneve/bordeve profesionale vendore dhe asociacioneve ndërkombëtare që veprojnë në Kosovë.
Fusha e tij e ngushtë profesionale është Kurrikula, Teoria e mësimit, Pedagogji e edukimit, Edukimi inkluziv, lëndë të cilat i mban në Fakultetin e Edukimit në Universitetin “Kadri Zeka” dhe fakultete të tjera.
Është autor dhe bashkautor i një numri të konsiderueshëm të librave, artikujve, punimeve shkencore e profesionale në vend dhe jashtë tij, si: Shqipëri, Belgjikë, Finlandë, Norvegji, etj .
Ka marrë pjesë në dhjetëra konferenca kombëtare e ndërkombëtare.
Është trajner i certifikuar për metodologji ndërvepruese të mësimdhënies e aspekte tjera të edukimit dhe ka zhvilluar një mori trajnimesh me mësimdhënës të të gjitha niveleve të arsimit.
Aktivitetet: Anëtar i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovë, dega Shtime nëndega Mollopolc 2004 – vazhdon Ekspert për inovacione shkencore dhe transfer të teknologjisë, MASHT 2008 – 2014 Asistent në Fakultetin e Edukimit në Departamenti i Pedagogjisë në Universitetin e Prishtinës 2010 – 2014 Ligjërues në Programin për Rikualifikim të Mësimdhënësve në Universitetin e Prishtinës, Prizrenit dhe Gjilanit 2013 – 2016 Profesor/ligjërues në Universitetin “Kadri Zeka” Gjilan 2014 – Vazhdon Anëtar i Bordit Drejtues të Universitetit “Kadri Zeka” 2018 – 2018.