27,04,2024

Degradimi i kulturës në Ferizaj

Must Read

Këtyre ditëve në qytetin tonë po mbahet Festivali i (46) dyzet e gjashtë i Teatrit. Ashtu sikur viteve të tjera të organizimit edhe këtë vitë qytetarët e pritën me gëzim, pasi që po thuaj se është festivali më i vizituar nga ferizajasit, por për dallim nga vitet tjera, këtë vitë hyrja në teatër ishte bërë me pagesë prej (1) një eurove, për të cilën shumë konsideroj se nuk është e lartë për pagesë, për një pjesë të banorëve, por për shumicën, e lartë dhe e pa arritshme për ti ndjekur të tërat shfaqje në këtë festival.

Zëre se i harruam pagesat, por telashja vjenë në një tjetër dimension. Po thuaj se në çdo të dytin rendë, biletat janë prerë në qifte, dy persona në një ulëse, e që nuk mungonin edhe zënkat në mes qytetarëve se cili po e fitonte ulësen.

Zyrtarët e teatrit në të shumtën e rastëve u kërkuan për të ndarë drejtësi në ulëset për të cilën fillonte zënka, por edhe vetë këta zyrtarë nuk gjenin rrugëdalje, pasi që ky marifet ishte bërë po nga këta, me pëlqimin e udhëheqësve apo pa ata, kjo plaqkë kundër popullatës po ndodhte në vendin e kulturës, në teatrin e qytetit.

Sytë më zunë edhe shumë qytetarë të revoltuar të cilët braktisën teatrin në shenjë revolte e besa në largim e sipër nuk mungonin edhe ofendimet e tyre (me të drejtë).

Ishte bërë shprehi që gjatë këtij festivali të kishte rezervime për persona të respektueshëm brenda qytetit, qofshin politikan, actor veteran, mësues veteran etj, por këtë vitë ato mungonin, sepse zyrtarët e angazhuar në përcjelljen e festivalit, këto ulëse për mysafirë special i kishin të siguruara për familjarë, miqë e dashamirët e tyre.

Mungonin ftesa në shumë institucione të komunës sonë, por ajo që më zuri syrin ishin pikërisht kategoritë e dalura nga lufta e UÇK-së. Udhëheqësi i teatrit dhe rrethi i tij okupues (punëtorët e teatrit) kishin anashkaluar këtë kategori njerëzish shumë të qmueshëm, ata të cilët bënë mjaftë për lirin e vendit, e të paktën ti nderonin me dy vende të rezervuara në shenjë respekti për aq ditë sa të mbahej festivali, por nuk ndodhi një gjë e tillë, sepse zyrtarët e teatrit më me qejf dhe më primare e kishin t’i rehatonin familjarët e tyre, se sa t’i respektonin të tjerët.

Nuk e di nëse është në dijeni drejtori për kulturë në Ferizaj z. Naim Ferati, apo edhe kryetari Sfarqa, por e di se duhet të mbajnë një pjesë përgjegjësie për këtë aktë të shëmtueshëm e qyqarë.

Apel qytetarë, drejtuar hirarkisë së teatrit të qytetit ,,Adriana Avdullahu”, duke përfshirë nga udhëheqësi i saj, e deri te i fundit “mos e bastardoni këtë institucion, sepse na i kanë lakmi i gjithë rajoni”

Kryetarit dhe drejtorit të kulturës, dua të ja përkujtoj!?

Ju shumë të nderuar e të respektuar kryetar z.Sfarqa e drejtoi zFerati e përkrahni këtë festival, ju ndani mjete për të, me parat e fituara nga taksapaguesit ferizajas ju financoni këtë eveniment, ju bëjë thirrje publike, mos toleroni që për një ulëse të shiten dy biletë.

Deri në edicionin e ardhshëm shpresoj se gjërat do të ndodhin për së mbari.

Me shumë respekt Nexhat Shahini

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në mesnatë. Rasti ka ndodhur në në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img