08,06,2025

“Dëgjova zhurmë, po vishja pantallonat”, i moshuari tregon nga spitali si e qëlloi policia

Must Read

77-vjeçari Haxhi Lika ka folur ditën e sotme nga ambientet e spitalit, ku ndodhet pasi u qëllua nga forcat RENEA, teksa ndodhej në banesën e tij në orët e para të mëngjesit të djeshëm.

Ai u shpreh se kishte dëgjuar një zhurmë rreth orës 4 të mëngjesit, kur edhe ndodhi ngjarja. Më tej i moshuari bën me dije se kishte shkuar për të veshur pantallonat, por është goditur nga policia.

Haxhi Lika ka folur me Klodiana Lalën dhe është shprehur:

Dëgjova një zhurmë. Ishte policia. Isha duke veshur pantallonat.
Dritarja ishte drejt krevatit. Më qëlloi policia.
Kam një armë. S’e preka me dorë mëngjesin e djeshëm.
Nuk e di pse na rrethoi policia. Na shqetësoi. S’kemi patur probleme me policinë.
Nuk njoh as Laert Haxhiu as Orgest Bilbili
Unë dua drejtësinë. Pse më qëlloi?”

Kujtojmë se në njoftimin e bërë nga policia u tha se 77-vjeccari kishte bërë rezistencë në momentin që RENEA kishte dashur të hynte dhe të kontrollonte banesën e tij.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Banorët e Manastircit alarmojnë: Shtyllat e dëmtuara të rrymës po rrezikojnë jetën — kërkohet ndërhyrje urgjente nga KEDS

Manastirc, Ferizaj — 6 qershor 2025 Banorët e fshatit Manastirc të Komunës së Ferizajt janë të shqetësuar për situatën e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img