29,04,2024

Dega e LDK-së në Zvicër ka shansin unik të zgjedh rugovistin Ismet Mjaku për kryetar

Must Read

Dega e LDK-së në Zvicër do të mbajë nesër (e diel) Kuvendin e saj zgjedhor për të zgjedhur kryetarin e kësaj dege, transmeton Plus Televizion.
Kandidati i cili ka mbështetjen më të madhe të delegatëve dhe është potencial për të marrë drejtimin e degës, është veprimtari i LDK-së në Zvicër, Ismet Mjaku. Këtë e ka konfirmuar edhe vet Mjaku.
Mjaku njihet si një rugovist i vërtetë, i cili vjen nga familja Mjaku, e cili ishte themelues i Forumit Rinor dhe LDK-së në komunën e Vitisë, ai gjithashtu ishte pjesë e partisë që nga themelimi i degës në Zvicër.


Mjaku i cili vjen nga Sllatina e Vitisë, njihet edhe si humanist, i cili ka dhënë kontributin e madh në shumë çështje sociale dhe politike për të mirën e komunitetit si në Kosovë ashtu edhe për mbështetjen e diasporës, si në integrimin e shqiptarëve në Universitetin Popullor Shqiptarë.
Me këto zgjedhje ky subjekti politik në Zvicër, ka rastin unik që të zgjedh për kryetar një veprimtar dhe humanist që dallohet për vlera demokratike dhe evropiane.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img