27,04,2024

Debatohet procesi i hartimit të hartave zonale për territorin e Komunës së Ferizajt.

Must Read

Procesi i hartimit të hartës zonale ka përballur sot në një debat qytetarët e Ferizajt me drejtuesit e Drejtorisë së Urbanizimit. Këta të fundit fillimisht kanë kërkuar një pjesëmarrje më të madhe të publikut ngase bëhet fjalë për një dokument me rëndësi i cili prekë interesin publik dhe qytetarë.

Drejtori i Drejtorisë për Urbanizëm dhe Mjedis, Lulzim Aliu, u ka thënë të pranishmëve se komuna e Ferizajt tashmë e ka kryer një fazë të planifikimit, duke përmendur Planin Zhvillimor Komunal, për të cilin siç tha e kanë përcjellur disa gabime që e kanë ndikimin në procesin e hartimit të hartës zonale. Madje ka shtuar se ky plan duhet respektuar ngase i jep kaheje planifikimit .

“Duhet të bëhemi bashkë në hartimin e këtij dokumenti me rëndësi. Interesi është që në këto diskutime pjesëmarrja e qytetarëve të jetë sa më e madhe ngase dokumenti si tersi duhet të ruaj interesin publik dhe privat” ka thënë Aliu.

Tutje, drejtori Aliu, ka vë në dukje se gjatë hartimit të këtij dokumenti prioritet duhet kushtuar ruajtjes së tokave bujqësore. Sipas tij, qytetarët në vazhdimësi kanë adresuar vërejtje se gjatë hartimit të PZHK-së nuk janë marrë përbazë adresimet e tyre. Ka shtuar se nevoja më e madhe është për hapësira më të mëdha, duke përmendur edhe mundësinë e hapjes dhe zgjerimit të rrugëve

“Kjo bëhet me kompenzim në forma tjera. Planifikimet bëhen me ligj dhe se jo çdo herë do t’u përmbushen kërkesat, por vetëm sa e lejojnë normat” u ka thënë drejtori Aliu qytetarëve.

Pjesa e debatit ka pasur tone polimizuese. Banorët e lagjes “Ganimete Tërbeshi” kanë adresuar shumë probleme që lidhen me tjetërsimin e pronës së tyre. Kanë kërkuar që vërejtjet e tyre të shqyrtohen me kujdes dhe se komuna duhet të mbrojë interesin e këtyre banorëve. Madje shpesh herë kanë ngritur zërin se kjo e fundit edhe është bërë palë në problemet e tyre.

I ndodhur në këtë situatë, drejtori Aliu, u ka thënë këtyre banorëve se ai së bashku edhe me drejtorin e pronës është i përkushtuar që këto probleme të ngritura të adresohen drejt. Bile i ka siguruar këta banorë se asgjë nuk do të bëhet në kundërshtim me vullnetin e tyre.

Pas kësaj, debati ka vazhduar edhe me adresimin e çështjeve tjera që lidhen me elementet e planifikimit siç janë : koeficienti i ndërtimit, planifikimet për zona të caktuara, etazhiteti etj.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha mban punëtori në Universitetin e Vjenës

Pas një periudhe intensive të hulumtimit dhe bashkëpunimit me akterët nga qeveria, akademia dhe industria në Austri, Prof. Asoc....

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img