27,07,2024

Debati parlamentar për vlerat e UÇK-së shpërfaqi mungesën e vlerave të deputetëve

Must Read
KDI, logo

Nëse Kuvendi nuk i beson sistemit të drejtësisë dhe konteston vendimet e saj, atëherë si mund të pritet nga qytetarët të bëjnë këtë?! Kosova edhe ashtu është kritikuar në vazhdimësi për brishtësinë që ka sistemi i drejtësisë dhe ndërhyrjes së politikës në të.

Kjo seancë vetëm sa ka konfirmuar një pretendim të tillë.

Për më tepër debati i zhvilluar nuk prodhoi ndonjë diskutim përmbajtjesor dhe nuk arriti t’i vejë në spikamë vlerat e UÇK-së, por më shumë shpërfaqi mungesën e vlerave tek një numër i konsiderueshëm i deputetëve. Degjenerimi i debatit në fyerje personale, kërcënimet mes deputetëve, përdorimi i gjuhës jo parlamentare, shkëmbimi i akuzave të ndërsjella, e posaçërisht tentim sulmi i deputetit në foltore janë të patolerueshme, sidomos në një debat ku pretendohet të diskutohet për vlerat e UÇK-së.

Kuvendi nuk guxon në asnjë formë të kthehet në arenë përleshjesh mes deputetëve. Është në kompetencë të kryesuesit të seancës që të parandalojë diçka të tillë.

Kërkojmë nga kryesuesi që të zbatojë të gjitha masat e nevojshme ndaj deputetëve të cilët pengojnë mbarëvajtjen e punimeve të Kuvendit, përdorin gjuhë jo parlamentare apo pengojnë deputetët e tjerë në ushtrimin e mandatit të tyre. Këto masa të vlejnë për të gjithë deputetët, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre partiake, duke qenë se u vërejt zbatimi i standardeve të dyfishta nga Kryetari.

I bëjmë thirrje Kuvendit të respektoj parimin e ndarjes së pushteteve. Deputetëve të që të jenë më të matur karshi zhvillimeve politike, të vendosin interesin e qytetarëve të Kosovës në radhë të parë, dhe të mos përpiqen të përfitojnë politikisht nga ngjarje të tilla kaq të ndjeshme për shoqërinë dhe familjet e dëshmorëve, thuhet në fund të reagimit të KDI-së. /Lajmi.net/

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Protestohet në Ferizaj, kërkohet lirimi i Blerim Ramadanit

Me protestë gjithëpopullore nën organizimin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Ferizaj, sot bashkë me familjarë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img