27,04,2024

Debat në UShAF për qëndrueshmërinë e legjislacionit të ri për sigurinë dhe shëndetin në punë

Must Read

Ferizaj.16.11.2017. Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), e vizituan përfaqësues të projektit “Harmonizimi i Legjislacionit të Kosovës me Legjislacionin e BE-së në fushën e kushteve të punës”.

Ata, fillimisht u priten nga rektori i UShAF, Prof. Dr. Agron Bajraktari, i cili i falënderoi që kanë zgjedhur UShAF – in për të realizuar një nga debatet me shumë interes për qëndrueshmërinë e legjislacionit të ri nga fusha e sigurisë dhe shëndetit në punë.

Më pas, në ambientet e Universitetit, u mbajt debati i koordinuar në partneritet në mes të organizatës “Prishtina REA” dhe UShAF, ku morën pjesë mësimdhënës e studentë dhe u diskutua për harmonizimin e Legjislacionit mbi Sigurinë dhe Shëndetin në Punë (SSHP) në fushën e përmirësimit të kushteve të punës, si dhe ndikimin në vazhdimësi të këtij legjislacioni tek punëdhënësit dhe punëtorët.

Në këtë debat u tha se, me legjislacionin ekzistues në fushën e SSHP në Kosovë, pasojat e kushteve jo të duhura dhe lëndimeve në punë kalojnë në nivelin e përgjegjësisë penale për menaxherët dhe pronarët e bizneseve.

Debate të tilla, përveç në institucione tjera, Prishtina REA do të organizojë në pesë universitete, me qëllim që të informohen studentët dhe akterët e tjerë mbi transpozimin e direktivave të BE-së nga fusha e SSHP në Legjislacionin e Kosovës, si dhe rritjen dhe promovimin e vetëdijes publike mbi zbatimin e këtij legjislacioni si dhe qëndrueshmërinë e tij.

Tani më edhe në Kosovë ka filluar përgatitja e lëgjislacionit, i cili po harmonizohet me atë të BE – së në lëminë e sigurisë dhe shëndetit në punë.

Projekti, në kuadër të të cilit po mbahen këto debate nga Prishtina REA, është kontraktuar nga Archidata dhe financuar nga BE-ja.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në mesnatë. Rasti ka ndodhur në në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img