21,02,2024

De Biasi kërcënon Italinë

Must Read

Në një intervistë për radion italiane “Radio 1”, tekniku kuqezi u shpreh se skuadra jonë nuk mendon për vendin e dytë në grup, edhe pse do të provojë ta arrijë.

“Besoj se Spanja ka diçka më tepër dhe do ta fitojë grupin. Edhe Italia është në një nivel më të lartë, ndërsa ne dhe Izraeli do të luajmë për vendin e tretë. Ne nuk mendojmë për vendin e dytë, edhe pse do provojmë ta arrijmë”, tha 60-vjeçari.

Duke komentuar humbjen 2-0 ndaj Spanjës mbrëmë në Shkodër, De Biasi deklaroi: “Të luash kundër Spanjës sot është shumë e vështirë për këdo skuadër. Këtë e provoi edhe Italia. Spanjollët janë një ekip me një grup të përbërë nga lojtarë që vijnë kryesisht nga Reali i Madridit dhe Barcelona. Mbrëmë ne nuk mundëm t’u kundërpërgjigjeshim zotërimit të topit nga ana e tyre siç bëmë me Portugalinë para dy vitesh”.

Ndërkaq, në një intervistë për “Sportmediaset”, trajneri i Kombëtares ka paralajmëruar se në eventualitetin që Shqipëria do të jetë në garë deri në fund për vendin e dytë, Italia duhet të ketë kujdes në përballjen me kuqezinjtë e cila mbyll eliminatoret.

“Nëse do të isha në vend të Italisë do të mundohesha të arrija në atë sfidë me vendin e dytë në xhep, përndryshe do të preokupohesha për ta, pasi do të luajmë në shtëpi dhe do të hedhim gjithçka që kemi në fushë. Ne sigurisht që garojmë në ndjekje të Italisë, është e qartë që kanë diçka më shumë se ne, por nëse nuk do të provoja ta arrija atë, do të lija që tani pankinën”, deklaroi De Biasi, përcjell Panoramasport, transmeton Lajmi.net.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6. 

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet e vdekur një grua në autostradën “Arbën Xhaferi”

Një grua është gjetur pa shenja jete në autostradën “Arbën Xhaferi” në drejtimin Ferizaj-Prishtinë, në dalje të fshatit Babush, Rastin...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img