03,05,2024

De Biasi: Izraeli nuk është si Spanja apo Serbia

Must Read

Në një intervistë për “Top Channel”, De Biazi ka bërë të ditur se beson akoma se Shqipëria mund të paraqitet mirë në kualifikueset e Botërorit, edhe pse ka pranuar se ekipit i mungon “shkëndija” që nevojitet për të arritur një objektiv të rëndësishëm.

“Humbja dhemb sepse Izraeli nuk është Spanja, nuk është Serbia, nuk është Portugalia që na kanë mundur në shtëpi. Për fat të keq është një skuadër e cila ka të njëjtat cilësi si ne. Kjo ndeshje ishte shumë e veçantë, pasi pas 16 minutash pëson një gol me penallti dhe nxjerrja e një lojtari me të kuqe është e qartë se ndeshja bëhet e vështirë”, deklaroi De Biasi.

“Nuk e di se çfarë mund të presim, varet nga ndeshjen që do të bëjmë. Mungojnë ende 6 ndeshje, nuk jemi as në gjysmë të garës. Nuk kemi ndeshjen e fundit vendimtare, duhet të luajmë edhe 6 ndeshje. Duhet të prezantohemi me një shpirt ndryshe. Sa më tepër që përmirësohet një lojtar, aq më shumë rritet skuadra, nga pikëpamja e lojës kolektive’, shtoi ai.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia rajonale e Ferizajt konfiskon motoçikleta dhe skuter pa dokumentacion të rregullt

Policët e Komunikacionit Rrugor dhe polcicët e stacionit të Ferizajt sot kanë zbatuar planin operativ " Motoçikleta dhe Trotineti...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img