17,11,2024

Daut Haradinaj: Shndërrimi i FSK-së në ushtri do të ndodhë shpejt

Must Read

Këtë deklaratë, Haradinaj e bëri gjatë takimit që pati sot me zëvendëskryetarin e Komisionit për Mbrojte të Parlamentit Italian, Masimmo Artini, i cili ishte i shoqëruar nga Matteo Corradini zëvendës Shef i Misionit të Ambasadës i italiane në Kosovë dhe kolonel Domenico Giovani DE LUCA-Këshilltar i Ministrisë së FKS-së.

Përmes një statusi në Facebook, Haradinaj po ashtu ka bërë të ditur se pos informimit për fushëveprimin e Komisionit për Punë të Brendshme Siguri dhe Mbikëqyrjen e FSK-së. gjatë këtij takimi kanë folur edhe për sigurinë në Kosovë.

Postimi i plotë:

Sot prita në takim zëvendës Kryetarin e Komisionit për Mbrojte të Parlamentit Italian, z. Masimmo Artini, i cili shoqërohej nga z. Matteo Corradini zëvendës Shef i Misionit të Ambasadës i italiane në Kosovë dhe kolonel Domenico Giovani DE LUCA-Këshilltar i Ministrisë se FKS-së.

Mysafirëve ju urova mirëseardhjen në Kosovë dhe në Kuvendin e Republikës së Kosovës, ku i njoftova rreth fushëveprimit të Komisionit për Punë të Brendshme Siguri dhe Mbikëqyrjen e FSK-së.

Në kuadër të këtij takimi biseduam për sigurinë në Kosovë, e cila në këto kohë të fundit po vërehet se është mjaftë e tensionuar, kjo si pasojë e disa veprimeve nga ana e shtetit Serb.

I sigurova që ne si Kosovë, të përkrahura edhe nga Bashkësia Ndërkombëtare, edhe përkundër këtyre zhvillimeve do të angazhohemi që të ofrojmë një ambient të qetë dhe të siguritë për të gjithë qytetarët e vendit.

Me Z. Artini biseduam rreth rëndësisë së krijimit të kapaciteteve të plota për transformimin e FSK-së, në Forca të Armatosura të Kosovës, e cila pritet të ndodhë shumë shpejt.

Në këtë kuptim e theksova rolin e madh të shtetit të Italisë në të gjitha drejtimet ndaj Kosovës, e sidomos me prezencën e kontingjentit të trupave ushtarake në kuadër të KFOR-it.

Sa i përket proceseve të integrimit dhe liberalizimit të vizave për Kosovën, kërkova nga Z. Artini që shteti Italian ta ndihmojë Kosovën të integrohet në organizatat ndërkombëtare duke përfshirë edhe Interpolin, po ashtu që edhe qytetarëve të Kosovës t’iu mundësohet sa më parë të lëvizin lirshëm në të gjitha vendet e BE-së.

Nga Z.Artini, morëm mbështetjen e plotë për shtytjen përpara të këtyre proceseve të cilat janë në interes të Kosovës dhe të mbarë rajonit.

DH

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img