11,01,2026

Daut Haradinaj në Ferizaj, kërkon përkrahjen për AAK-në dhe partnerët e koalicionit

Must Read

Në vazhdën e aktiviteteve politike dhe mobilizuese të strukturave të AAK-së në Ferizaj u mbajt takim me strukturat e degës ku i pranishëm ishte edhe z.Daut Haradinaj.

Përgjatë takimit u diskutuan çështje me rëndësi rreth aktiviteteve të terrenit dhe zhvillimet e përgjithshme në AAK.

Nikoqiri i takimit z.Xhavit Zariqi falënderoj për pjesëmarrje z.Haradinaj dhe kërkoi nga të pranishmit përkrahjen e vazhdueshme për Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe partnerët e koalicionit.

Gjithashtu Haradinaj potencoi vullnetin e kryetarit Ramush Haradinaj për të ndërtuar Qeveri e Shtet në konsistencë për të mbrojtur sovranitetin e vendit duke synuar zhvillimin ekonomik dhe social të vendit.

Pjesëmarrësit diskutuan çështje me rëndësi për jetën e qytetarëve të Ferizaj dhe adresuan çështje me rëndësi për të cilat mandatarët potencial për Deputet të Kuvendit të Republikës së Kosovës u zotuan që t’i adresojnë dhe të krijojnë zgjidhje në të ardhmen.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person për sulm ndaj zyrtarëve policorë

Ferizaj.09.01.2026 Me datë 09.01.2026, rreth orës 15:40, një zyrtar policor i caktuar në detyrë te porta hyrëse e stacionit policor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img