05,05,2024

Dalin rezultatet e studentëve të pranuar në konvikte

Must Read

Qendra e Studentëve në Prishtinë ka shpallur rezultatet për pranimin e studentëve në konvikte për vitin akademik 2018/2019.

Konkursi ishte i hapur, nga data 04 deri 13 shtator 2018, ku gjatë këtij afati kohor për strehim në konvikte dhe për ushqim në mensë kanë aplikuar 7100 studentë.

Kapaciteti për banim në konvikte është rreth 4000, ndërsa për studentët e sektorit  privat kapaciteti i shujtave për mensë është 1500.

Afati për ankesa eventuale është me datat 24 dhe 25 shtator 2018.

Paraqitja e ankesave do të bëhet përmes sistemit ONLINE në adresat zyrtare në webfaqen qs.rks-gov.net dhe përmes profilit  zyrtar Facebook Qendra e Studenteve-Prishtine.

Gjatë procesit të ankesave nuk pranohen dokumente shtesë. Shqyrtimi i ankesave do të bëhet nga Komisioni për ankesa.

Listën e të pranuarve mund ta shikoni KËTU.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Rinia e PDK-së me aksion simbolik: Qeveria Kurti po tenton ta përmbysë Ferizajn

Rinia Demokratike e Kosovës ka protestuar në Ferizaj, përmes një aksioni simbolik duke “peshkuar” në rrugën magjistrale, të përmbytur...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img