07,06,2025

Çollaku: Të punojmë që procesi për vizat të përmbyllet këtë vit

Must Read

Ministri i Integrimit, Bekim Çollaku ka bërë me dije se më 5 shtator Komisioni për Liritë Civile, Drejtësi dhe Punë të Brendshme i Parlamentit Evropian do ta ketë në rend dite çështjen e vizave për Kosovën.

Ai ka thënë se shteti i Kosovës është duke pritur vendim meritor dhe pozitiv për vizat.

Çollaku ka thënë për gazetën “Epoka e re”, se është e sigurt se vendimi përfundimtar për liberalizimin e vizave do të merret deri në fund të këtij viti nëse ratifikohet marrëveshja për Demarkacionin me Malin e Zi dhe nëse Bashkimi Evropian zbaton obligimin e vet në raport me Kosovën.

Por, sipas tij, në rast se Kuvendi nuk e ratifikon marrëveshjen e Demarkacionit, mund të ndodhë që procesi të shtyhet për një kohë të pacaktuar.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Banorët e Manastircit alarmojnë: Shtyllat e dëmtuara të rrymës po rrezikojnë jetën — kërkohet ndërhyrje urgjente nga KEDS

Manastirc, Ferizaj — 6 qershor 2025 Banorët e fshatit Manastirc të Komunës së Ferizajt janë të shqetësuar për situatën e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img