19,12,2024

Clinton: NATO fitoi luftën, ju fituat paqen

Must Read

Ish – presidenti i SHBA-së, Bill Klinton në fjalën e tij në ceremoninë e 20 –vjetorit të hyrjes së NATO-s në Kosovë, ka rrëfyer qaste rreth vendimit për ndërhyrjen në Kosovën, raporton EkonomiaOnline.

Ai ka thënë se NATO ka fituar luftën, ndërsa qytetarët e Kosovës fituan paqen.

Clinton ka vlerësuar të arriturat e Kosovës në këto 20 vjet, ndërsa ka porositur kosovarët që të punojnë më shumë për vendin e tyre.

Kjo është një pjesë nga fjalimi i ish – presidentit Klinton:

Ju falënderoj shumë për punën që e keni bërë gjatë 20 viteve të fundit.  Është një porosi e rëndësishme sot dëshiroj të flas për të ardhmen por së pari do thotë një rrëfim të shkurtër për të kaluarën. I falënderoj qytetarët e Kosovës për këtë mikpritje. Më pëlqen shumë dhe e dua këtë vet dhe gjithherë do të jetë nder i madh në jetën e time që të përqendrohem me ju kundër spastrimit etnik dhe për liri. Jam mirënjohës që jam këtu me ju me shumë njerëz që kanë qenë atëherë bashkë gjatë luftës. Çdo ditë që qëndroj në zyrën tim e shikoj fotografinë për të ia kujtuar vetit se çfarë ka qenë qëllimi kryesor i politikës. Kur kam qenë në Ferizaj kam thënë. 79 ditë të sulmeve ajroje nga NATO mund ta kenë fituar këtë luftë, por qytetarët e Kosovës mund ta fitojnë ë paqe. 20 vite më vonë unë mendoj që keni bërë një punë të mrekullueshme. Ka vetëm pak fitore apo humbje që janë të përhershme. u duhet të ngritni dhe të punoni për atë që është e rëndësishme. Ne jemi përpjekur që ta ndalim dhunën në Bosnje. E mrekullueshmja e botës moderne është që me të gjitha ndërhyrjet e medieve. Kosova me NATO është ngritur për diçka më të madhe se sa vetvetja. Kështu që para se ti mendoni të gjitha gjërat që ti bëni jini mirënjohës që në rrugëtimin e gjatë të këtyre 20 viteve paqja ka mbizotëruar. Krediti për këtë i shkon qytetarëve të Kosovës.

Shekulli më i përgjakshëm në historinë e Evropës besoj që nuk do të përsëritet, me shprese që ju do ta mbani mend se çka ka ndodhur këtu. SHBA ka qenë gjithmonë me ju përgjatë këtyre viteve pavarësisht se kush ka qenë në mandat në Shtëpinë e Bardhë. Ju keni bërë zgjedhje të lira dhe keni forcuar gjyqësorin. Ju duhet ta falënderoni Zotin që keni mundësi politike që të debatoni në paqe. Çdo gjë ka të bëjë me të ardhmen unë dëshiroj  ti bëjë falënderimet e veçanta misioni diplomatik dhe shteteve ushtarake këtu. Ju nevojiten organizata të qytetarëve që ta mbushin këtë boshllëk. Mirëpo më e rëndësishmja është që qe 19 vite që kam dalë nga Shtëpia e Bardhë një nga gjërat më të mrekullueshme që më ka ndodhur është që kur më ndalë në rrugë, dhe një kamerier erdhi dhe më ra në gjunjë për të më falënderuar. Kjo është një gjë e mrekullueshme, mirëpo ajo çka dëshiroj është sepse më pëlqejnë shumë kosovarët në New York dhe unë jam pro migrimit pasi ne kemi nevojë këtu. Unë ende besoj që përparimi është më i rëndësishëm se sa krijimi i pikëve. Bashkëpunimi funksionon më mirë se sa konflikti.  Kundër kohërave të vështira qytetarët e Kosovës e fituan paqen, e NATO fitoj në konfliktin.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img