05,05,2024

Çka është më shqetësuese?

Must Read

Për mua është tmerrues fakti që sot ende jetojmë me ideologjitë komuniste në mes të “Demokracisë”!

Është e drejtë e çdo kujt të vishet si të dojë, të mendojë çfarë të dojë, të besojë ose të mos besojë dhe të jetojë si të dojë.
Për mua dhe çdo njeri tjetër normal nuk duhet të jetë e rëndësishme se a mban ose jo mbulesë në kokë arsimtarja Fatmire Bujupi.
I rëndësishëm është kualifikimi i saj profesional, gjë që potencon edhe drejtori i drejtorisë së arsimit duke thënë se kjo mësimdhënëse ishte më e kualifikuara nga kandidatët.
E nëse për ju është e pa pranueshme që ajo jep mësim e mbuluar, atëherë pse është e pranueshme që mësimdhënëse të tjera që punojnë aktualisht në shkollat tona, të shkojnë në punë me veshje jo adekuate e ndonjëherë edhe provokative, duke shkelur rregullat e kodit të veshjes së shkollës !
E sa për prindërit që derdhnin lot krokodili, e të gjithë të tjerët që besojnë të njëjtën ideologji i pyes: A është më shqetësues fakti që fëmijët ua mëson një mësimdhënëse e cila mban mbulesë në kokë por është 100% e kualifikuar dhe për ta dëshmuar ju ka dhënë mundësinë ta monitoroni gjatë orës së mësimit dhe të sanksionohet nëse para fëmijëve flet diçka jashtë temës që është parashikuar të zhvillohet, apo gjendja e adoleshentëve aktualisht kur pothuajse çdo njëri prej tyre ka një smartphone me justifikim ndihmën e madhe që i jep me “studimin”. Por fatkeqësisht ky arsyetim nuk pi ujë përderisa ai smartphone përdoret për të shikuar video me përmbajtje pornografike të papërshtatshme për moshën e adoleshentëve si pasojë kjo e monitorimit të dobët nga prindërit. Me po atë telefon shkëmbehen mesazhe ngacmuese, e që në shumë raste kanë përfunduar me pasoja shumë të rënda.
Gjithashtu unë besoj se këta prindër duhet të shqetësohen më shumë prej statistikave tmerruese që tregojnë nivelin e përdorimit të drogës,duhanit e alkoolit nga adoleshentët dhe të mundohen të parandalojnë rënien pre të fëmijëve të tyre në këto dukuri negative në vend se të merren me këto ideologji koti .
Shqetësuese janë kriteret në bazë të së cilave po vlerësoni mësimdhënësit e jo dërdëllitjet e pa baza që po dëgjojmë nëpër televizione.
Reagoni, por vetëm kur keni të drejtë !
Shkruan : Behar Ibishi

Nëntor 2016

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Rinia e PDK-së me aksion simbolik: Qeveria Kurti po tenton ta përmbysë Ferizajn

Rinia Demokratike e Kosovës ka protestuar në Ferizaj, përmes një aksioni simbolik duke “peshkuar” në rrugën magjistrale, të përmbytur...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img