18,11,2024

Çka e shtyri drejtorin e Policisë, që t’i ndalojë policët të shkojnë në kulte fetare dhe kafene dhe sa po respektohet ky vendim?

Must Read

Përveç dy apo tri rasteve, drejtori i Policisë, Reshat Qalaj, po shprehet i bindur se është duke u implementuar vendimi i tij, që policët e Kosovës, të mos lejohen të shkojnë në kulte fetare dhe kafene, përderisa janë në orar të punës. Ai ka treguar edhe arsyet që e kanë shtyrë të merret një vendim i tillë.

“Respektimi i orarit të punës është i rregulluar me rregullore të brendshme që kemi ne dhe unë, vetëm kam bërë implemtimin e kësaj rregulloreje. Konsideroj që është duke u implemtuar në thuajse qind për qind edhe pse kemi pasur raste për dy – tri shkelje, po i kemi sanksionuar menjëherë dhe intervenuar tani është duke u respektuar në një masë shumë të kënaqshme”, ka thënë ai.

Qalaj për Insajderi, thotë se arsyeja pse e ka shtyrë të marrë vendim që policët të mos shkojnë në kulte fetare, është domosdoshmëria që të gjithë pjesëtarët e Policisë, ta respektojnë orarin e tyre të punës.

Thotë se respektimin e orarin e bënë edhe ai vetë – si drejtor i këtij institucioni.

“E sa i përket riteve fetare, kërkesa ime ka qenë që kjo të ndalohet vetëm gjatë orarit të punës. Unë respektoj njerëzit që shkojnë luten në xhami e kisha e institucione fetare, mirëpo orari i punës duhet të respektohet. Pikërisht unë e respektoj shumë orarin e punës dhe duhet secili që punon në Policinë e Kosovës të fokusohet në punën primare dhe ajo është puna policore”, ka thënë Qalaj.

Ndër arsyet tjera, sipas Qalajt, është edhe armët që i posedojnë Policët e vendit. Thotë se nëse ata hyjnë në xhami apo kishë me ato armë, është rrezik për vendin se ku lihen ato armë.

“Qëllimi im është që t’i ndalojë dhe të kërkojë nga policët që të respektojnë orarin e punës, ka të bëjë edhe me rite fetare, meqenëse ne gjatë tërë orarit të punës duhet të jemi në shërbim të qytetarit. Siç e dini kërkohet një kohë për t’i kryer këto rite fetare dhe policët janë të pajisur me armë të zjarrit, nuk lejohet dhe nuk është mirë të jetë nëpër objekte fetare dhe pastaj ku lihen ato armë. Ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm që edhe pajisjet tona të jenë në një vend të sigurt”, ka përfunduar Qalaj.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img