23,12,2025

Cilin sulmues e kërkon Arsenali?

Must Read

l

Arsen Wenger, menaxheri i Arsenalit, ia ka vërë syrin sulmuesit të Benficas, Kostas Mitroglou

Pas paraqitjeve të mira te Benfica, sulmuesi grek Kostas Mitroglou ka zgjuar interesimin e Arsenalit, raporton gazeta portugeze, A Bola.

Mitroglou, i cili është në pronësi të Fulhamit, ka shënuar 22 gola në 39 paraqitje këtë sezon, përcjell Express.

Sipas A Bola, drejtuesit e Arsenalit kanë kontaktuar me Fulhamin për transferimin e mundshëm të Mitroglout, derisa deri më tani nuk ka asnjë ofertë zyrtare.

A Bola gjithashtu pohon se Mitroglou ka rënë dakord verbalisht për t’u bashkuar me Benfican në mënyrë të përhershme në një marrëveshje katër-vjeçare.

Mitroglou iu bashkua Fulham për 12 milion funte në vitin 2014, por ka bërë vetëm tri paraqitje në Premierligë

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Sportisti ferizajas diskualifikohet në Mal të Zi pasi festoi me shqiponjë

Rejan Krasniqi, një pingpongist i ri nga Ferizaj është diskualifikuar në një turne ndërkombëtar të mbajtur në Mal të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img