16,05,2024

Cila është e vërteta për projektin e Spitalit të Ferizajt?

Must Read

Ferizaj. 27.01.2018.  Gjatë ditës së sotme Projekti i Spitalit të Ferizajt ishte temë për të cilën u konfrontuan pozita me opozitën në Ferizaj.
Kryetari i LDK-së së Ferizajt, Muharrem Svarqa, në një konferencë për media akuzoi Qeverinë aktuale në Ferizaj se po merr meritat e projektit të Ferizajt, për të cilin sipas tyre qeveria e kaluar ka kryer të gjitha përgatitjet.
Në anën tjetër kryetari aktual i Ferizajt, Agim Aliu, këtë e ka quajtur si manipulim të qytetarëve sepse e vërteta është krejt ndryshe.
Sipas Aliut projekti për ndërtimin e Spitalit të Ferizajt ka marrë pëlqimin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministrit të atëhershëm Ferid Agani për nisjen e Spitalit të Ferizajt më 20 Qershor 2013, ndërsa ish kryetari Svarqa  gjatë tërë mandatit të tij u mor me ndryshimin e lokacionit e jo me projektin e Spitalit.
Dhe siç ka qenë e njohur lokacioni për Spitalin ka qenë i caktuar tek ish Tregu i kafshëve, në rrugën “Driton Islami”.
Por çfarë ndodhi?
Me ndërrimin e pushtetit lokal, me vendim të Asamblesë Komunale, ky lokacion u ndërrua dhe kaloi tek Parku i Lirisë.
Për katër vite nuk u arrit që të vihet gurë themeli i këtij spitali.
Para pak Ditësh Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, nënshkroi kontratën për fillimin e punimeve të këtij Spitali.
Por edhe pas nënshkrimit të kësaj kontrate ende nuk ka ndonjë prononcim zyrtarë se ku do të ndërtohet Spitali.

Ditë më parë nga përfaqësues të Spitalit Rajonal ka pasur kërkesa që lokacioni i Spitalit të kthehet në vendin i cili ishte paraparë në marrëveshjen e nënshkruar me ish Ministrin Agani, pra tek ish Tregu ia kafshëve.

Për fillimin e ndërtimit të Spitalit në Ferizaj  ekziston edhe një shkrim në faqen zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë e datës  20 Qershor 2013. (Shih artikullin më poshtë).

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vëmendje: Ata që nuk regjistrohen do të gjobiten nga shteti

Ligji Nr. 08/L-114 për Regjistrimin e Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave, në nenin 23 parasheh sanksione kundërvajtëse me GJOBË...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img