27,11,2024

Çfarë po tenton Serbia me murin, arrestimin e Haradinajt dhe trenin, sipas Qosjes

Must Read
Rexhep Qosja

Akademiku, shkrimtari dhe kritiku letrar, Rexhep Qosja, ka thënë se Kosova lëngon nga shëndeti i cënuar moral.

Ai ka folur për mënyrën se si e kalon kohën kohët e fundit, duke treguar se është stërmbesa e tij ajo që i merr një pjesë të mirë të kohës.

“Pjesën më të madhe të kohës në shtëpi e kaloj me librat. Me letërsinë shqipe, atë europiane, dhe botërore. Një pjesë tjetër të kohës e kaloj duke përcjellë zhvillimet politike, kryesisht në media elektronike. Ndërsa pjesën e mbetur e kaloj me stërmbesën time. Më përcjell pendesa e mungesës së kohës për fëmijët, ndaj s’dua që kjo të ndodhë edhe me të”.

“Tani për tani asaj nuk mundem që këtë kohë, këtë politikë, këtë moral shoqëror t’ia shpjegoj asaj. Sot për sot shëndeti ynë moral është shumë i cenuar dhe ky është problem i madh yni. Në dy vjetët e fundit nuk ka ndryshuar asgjë për mirë. Për më tepër, janë shtuar të këqijat”, tha ai në Zona e Debatit.

Qosja ka folur edhe për ngjarjet e fundit në vend: murin, arrestimin e kryetarit të AAK-së dhe trenin, duke theksuar se të trija janë të lidhura dhe në funksion të testimit që po i bën Serbia qëndrueshmërisë së Kosovës.

“Muri që u ndërtua, akuza kundër Ramush Haradinajt dhe treni që u nis, aq i vizatuar, aq i stolisur, janë tri dukuri të lidhura mes vete. Kanë një burim frymëzimi, kanë një nxitje. Kjo tregon një qëllim të kahershëm, të vazhdueshëm, të Serbisë dhe të aleatëve të saj. Synon testimin tonë, për gatishmëri dhe qëndrueshmëri”.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img