07,10,2024

Çfarë ndodh nëse e teprojmë me ushqimet e shëndetshme?

Must Read

Ta teprosh me konsumin e ushqimeve të shëndetshme është po aq e rrezikshme sa ngrënia e ushqimeve të pashëndetshme në mënyrë të pakontrolluar.

Ekspertët dhe dietologët na paralajmërojnë se tejkalimi i marrjes së kalorive apo mineraleve në një ditë, mund të ketë një efekt të kundërt në organizmin tonë. Mendojmë se po ushqehemi shëndetshëm, por duhet të dimë çdo gjë e ka një masë.

Më poshtë do të lexoni 5 ushqimet me të cilat nuk duhet ta teproni.

Portokallie dhe domate
Duhet të jeni të kujdesshëm mos të abuzoni me këto prodhime të shijshme, sepse ngrënia e domates apo portokallit në mënyrë të pakontrolluar mund të rrisë aciditetin në stomak, një gjendje mjaft bezdisëse kur arrin deri në ezofag.

Konservat e peshkut ton
Nëse hani shumë peshk ton, ju rrisni në mënyrë të frikshme nivelet e merkurit (zhivës) në trup. Kjo gjë mund të çojë në probleme me shikimin, mungesën e koordinimit, dhe dobësi të muskujve.

Soja
Konsumimi i sojës në mënyrë të kontrolluar mund të ndihmojë në nivelet optimale të kolesterolit dhe presionit të gjakut, por në rast se e teproni ajo pengon thithjen e hekurit nga organizmi dhe ka potencial për të shkaktuar mangësi të këtij minerali kaq të rëndësishëm. Konsumi afatgjatë i sasive të mëdha të sojës ka potencial për të shkaktuar hyperplasia endometrial, një gjendje që mund të çojë në kancer të mitrës.

Spinaq
Spinaqi është një burim i shkëlqyer i proteinave, fibrave, vitamina të ndryshme dhe mineraleve, këshillon Living. Megjithatë, spinaqi është gjithashtu i pasur me oksalate, një kompleks që mund të çojë në formimin e gurëve në veshka.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Zgjedhen prorektorët e Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj

Sot, në mbledhjen e mbajtur me datë 30.09.2024, Këshilli Drejtues i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF),...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img