15,11,2024

Çertifikohen operatorët e rinj të CNC-së

Must Read

Ferizaj. 14.03.2019. Pas një trajnimi katër mujorë 12  nxënës të shkollës së mesme të Agrobiznesit dhe Teknologjisë  “Zenel Hajdini” në Ferizaj sot janë certifikuar për  përdorimin e makinave CNC  dhe programit AutoCAD në fushën e përpunimit të drurit.

Nermin Mahmuti drejtoreshë e  organizatës CDF, e cila mundësoi trajnimin  dhe certifikimin e këtyre  nxënësve tha se  këta nxënës  që nga dita e sotme janë të gatshëm për tregun e punës.

“Besoj që ne kemi arritur që këto certifikata  të mos jenë vetëm letër  por të jenë funskionale  në aspektin që kanë me ju  shërbyer atyre për punë. Tanimë po shihet edhe rezultati. 12 nxënësit e certifiukuar  në punën katër mujore  kanë pasur  trajnime në pjesën teorike dhe në pjesën praktike nga  njerëzit profesional dhe të certifikuar  pasi pajisja është shumë  e ndieshme  dhe moderne dhe jo gjithkush  ka pasur mundësi të punoj pjesën praktike,përveç atyre që kanë qenë të certifikuar. Shpresojë që këto certifikata do tu shërbejnë për punësim   dhe sipas informatave që kemi deri sot rreth tetë biznese kanë shprehur interesim  që ti marrin   dhe ti punësojnë këta nxënës” ka thënë Nermin Mahmuti, drejtoreshë ekzekutive e CDF-së

 Ndërsa drejtori i shkollës së Agrobiznesit dhe Teknologjisë “Zenel Hajdini”, Abdullah Imeri, u shpreh se ishte i kënaqur  me rezultatin e këtij projekti, duke bërë të ditur se disa nxënës  nga ky grup tashmë kanë nënshkruar  kontrata të punës.

“Ka qenë një projekt nga BRICK, i ipmlementuar nga organizata CDF  të cilët nga muaji Shtator  kanë trajnuar nxënësit   në programe të AutoCAD-it versionit më të ri dhe punën praktike me makina CNC që njihen   si makinat më të sofistikuara  në lëminë e përpunimit të drurit. Ka qenë një projekt i cili rralë ndodh që të zgjoj interesim aq të madh te nxënësit. Sot këta nxënës u certifikuan, e ky certifikim dhe përgatitja e tyre ka zgjuar edhe interesimin  e bizneseve dhe sipas informatave deri më sot një pjesë e madhe ka nënshkruar kontrata të punës  si rezultat i rëndësisë së certifikimit dhe nivelit të përgatitjes në këtë trajnim” ka thënë Abdullah Imeri.

Ndërsa mësimdhënësit dhe nxënësit që ishin pjesë e këtij projekti  kanë thënë  se kanë arritur që ti realizojnë objektivat e veta dhe se kanë qenë me fat që ishin pjesë e këtij projekti.

“Fillimisht  nxënësit ishin pak skeptik por me kalimin e kohës ata u adaptuan dhe mjaftë mirë arritën që  ti dizajnojnë disa nga  nga produktet  nga detyrat të cilatat ua kishim dhënë  Pas dizajnimit përdorëm një program Alfa CAM me të cilin konvertuam programin në gjuhën e makinës , e që pastaj në pjesën praktike nën mbikqyrjen e profesor Flamur Aliut  është realizuar pjesa praktike në makinat CNC. Përparësi e këtyre nxënësve është se pjesën teorike e kanë realizuar në punën praktike dhe janë të gatshëm  për tregun e punës. Jam shumë i lumtur se sot dëgjova se  një numër i tyre veç kanë zgjuar interesimin e bizneseve dhe  kanë nënshkruar kontrata për punësim” ka thënë Rrahim Sejdiu, prorektor në UShAF i cili ka ligjëruar pjesën teorike në këtë trajnim.

Edhe nxënësit  e këtij profili janë shprehur të kënaqur me punën që është bërë gjatë këtij trajnimi dhe mundësit që u jep kjo përgatitje për punësim në këtë lëmi.

“Ka qenë një program shumë i mirë gjat të cilit kemi mësuar  shumë gjëra  të cilat është vështir të arrihen. Por kjo besoj tash që është një mundësi shumë e mirë edhe për gjetjen punë në këtë lëmi” ka thënë  Ismajl Rushit, një nga nxënësit e certifikuar.

Në ceremoninë e dhënies së certifikatave të këtyre 12 nxënësve  ishin prezent edhe përfaqësues nga Ministria e Arsimit  të cilët thanë se po bëjnë përpjekje  për ta avancuar sa më shumë   shkollat profesionale.

Sipas organizatorëve, një trajnim i ngjashëm është planifikuar edhe   për  gjeneratën e ardhshme i cili do të filloi nga  muaji Shtator, transmeton Televizioni Tema.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Erion Veliaj: Ferizaj dhe miku im, Agim Aliu i bashkohen “Paradës së Shqiptarëve” më 28 Nëntor në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”  

Bashkia e Ferizajt është e para që i është bashkuar “Paradës së Shqiptarëve” që do të mbahet në Tiranë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img