07,02,2025

Çerdhet nuk do të preken nga protesta e SBASHK-ut

Must Read

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (SBASHK) në komunikatë për media ka thënë se derisa shkollat nuk do të punojnë të premten për shkak të protestës, ajo ka kërkuar nga anëtarësia në çerdhe mirëkuptim që të mos ndalet puna nesër.

“Në këtë protestë do të jenë edhe anëtarësia e SBASHK-ut nga të gjitha Universitetet e Kosovës, kurse nga anëtarësia jonë në çerdhe kërkojmë mirëkuptim në mënyrë që puna atje të mos ndalet nesër, por përfaqësues nga këto institucione të marrin pjesë në protestë pa e cenuar rrjedhën e procesit të punës në çerdhe”, thuhet në komunikatë të SBASHK-ut.

Të premten institucionet arsimore në vend nuk do të punojnë pasi Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë (SBASHK), ka vendosur që t’i bashkohet protestës së thirrur nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës.

Sipas kësaj sindikate, mësimdhënësit nga i gjithë vendi do të nisen drejt Prishtinës për të qenë pjesë e protestës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur personi që ishte zhdukur, ndalohet një i dyshuar

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se është ndaluar për  48 orë një person për shkak të dyshimit për...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img