16,11,2024

Çegrani i pret kosovarët përsëri, pas 20 vitesh në tubim përkujtimorë

Must Read

Çegrani, i cili gjatë viteve 199 ishte një nga kampet më të mëdha  ku u strehuan mbi 60 mijë kosovarë gjatë bombardimeve të NATO-s   ka vendosur që në shenjë përkujtimi të  20 vjetorit të  dëbimit me dhunë të shqiptarëve nga Kosova të  organizojë një tubim përkujtimorë.

Ky tubim përkujtimorë do të organizohet nën organizimin e SHKA  “Jahi Hasani” nga Çegrani.

Agjenda e shënimit të  20 vjetorit të dëbimit  masiv të kosovarëve nga regjimi serb në vitin 1999.

° Shpalosja e pllakave përkujtimore në varrezat e vëllezërve kosovarë në fhstin . Çegran e Forinë të cilët kanë ndëruar jetë në kampin e Çegranit 1999
° Panel diskutimi me profesorë univerzitarë nga Kosova e Maqedonia e Veriut, të ftuar special për të debatuar gjatë periudhës së luftës në Kosovë 1999, gjegjësisht për kampin e Çegranit
° Ekspozitë me fotografi nga kampi i të dëbuarve kosovarë në Çegran 1999
° Vizitë vendit ku ka qenë i dislokuar kampi i Çegranit
° Program artistik me yje nga estrada jonë, këngëtarë, artist e shoqëri kulturo-artistike nga Kosova e Shqipëria, si dhe SHKA “Jahi Hasani” si ansambël nikoqir që feston 45 vjetorin e themelimit


Në këtë aktivitet janë  ftuar zyrtarisht krerët e shteteve (Kosovës e Maqedonisë së Veriut), politikan, përfaqësues diplomatik të shumë shteteve të fuqishme botërore, e shumë figura me peshë

Kampi  Çegran Ishte kampi më i madh i refugjatëve në trojet shqiptare, i vendosur në rrëzë të Malit të Thatë, i rrethuar me dy fshatrat Çegran e Forinë qind për qind etnik me popullsi shqiptare.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Erion Veliaj: Ferizaj dhe miku im, Agim Aliu i bashkohen “Paradës së Shqiptarëve” më 28 Nëntor në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”  

Bashkia e Ferizajt është e para që i është bashkuar “Paradës së Shqiptarëve” që do të mbahet në Tiranë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img