19,05,2024

“Caritas Kosova’’ shënon 25 vjetorin e themelimit

Must Read

Ferizaj.09.12.2017. Organizata “Caritas Kosova” në mënyrë solemne sot ka shënuar 25 vjetorin e themelimit të saj. Me këtë rast, nga të pranishmit u vlerësua lartë veprimtaria e kësaj organizate, e cila sipas tyre, gjatë tërë këtyre viteve qëndroi pranë popullit të Kosovës duke dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për ta.

Drejtori i “Caritas Kosovës”, Don Viktor Sopi, duke folur për historikun e themelimit të kësaj organizate, tha se “Caritas”-i ndihmoi familjet nevojtare në çdo cep të Kosovës. Ai theksoi se “Caritas Kosova” do të vazhdojë të realizoj projekte në të mirë të qytetarëve.

“Njeriu ka nevojë më së shumti për gjithçka, për dashuri, mirësi dhe logoja e “Cartias”-it është dashuria, solidariteti dhe paqja, nëse këto komponente ndahen me atë që e ke afër, të rritet dashuria, bëhet më e madhe, ju ftoj si në projektin përkujdesi shtëpiak, me dashurinë tuaj të bartni ngrohtësinë njerëzore, dëgjoni të sëmurit çka flasin, prekeni dhembjet e tyre, ju me projektin trafikimi me qenie njerëzore përqafoni viktimat”, tha Sopi.

Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, kërkoi nga të gjitha organizatat që t’i ndihmojnë njerëzit në nevojë.

“Nuk ka fe që e ndalë dashurinë, edhe ‘’Caritas”-i edhe organizatat tjera mos të bëjnë konkurrencë, por të bëjnë garë se kush do të dojë më shumë, kush do të ndihmoj më shumë, e kush do të ketë kujdes më të mirë për njerëzit që kanë nevojë për ne “,tha Gjergji.

Mirënjohës për kontributin e “Caritas Kosovës” u shpreh edhe Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i cili tha se populli i Kosovës do t’i jetë përherë falënderues njerëzve të kësaj organizate, për punën e tyre të palodhshme në ditët e vështira dhe në sfidat e mëdha që ka kaluar.

“Gjej rastin që në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës t’i falënderoj veprimtarët e saj të këtyre 25 viteve për ndihmën e madhe që i kanë dhënë popullit të Kosovës. Ne do t’u jemi përgjithmonë mirënjohës atyre. Ata janë në zemrat e sa e sa familjeve kosovare që gjetën ngrohtësi njerëzore dhe solidaritetin kristian tek ‘’Caritasi”, theksoi Veseli.

Kurse, Marc Sommers nga ‘’Caritasi Evropian’’, tha se ‘’Caritas Kosova’’ gjatë këtyre 25 viteve ka treguar suksese të mëdha, andaj bëri apel që kjo organizatë ta vazhdoj edhe më tutje këtë mision.

‘’Caritas Evropa është rrjet i organizatave që përbëhet nga 49 anëtare, por të gjitha këto janë pjesë e konfederatës Caritasi Ndërkombëtar që ka 165 organizata anëtare dhe të gjitha këto kanë të njëjtin mision, të luftojnë varfërinë, të promovojnë drejtësinë sociale dhe sistemet e qëndrueshme shoqërore në Evropë dhe në të gjithë botën’’, tha ai.

Njëri ndër përfituesit e shërbimeve të “Caritas”-it, Refki Kryeziu tha se njerëzve nevojtarë u duhet ndihma e vullnetmirëve.

“Unë jam një nga përfituesit e kësaj organizate dhe kohë pas kohe kam nevojë për ndihmën e kësaj organizate dhe secili nga ju nëse bënë një të mirë për personat në nevojë mjafton, e sidomos për të moshuarit, pasi janë institucionet këtu kërkojmë sa më shumë mundësi që të jemi të barabartë me juve e jo të kemi gjithmonë përcjellës, të kemi ligje që të jemi sa më të barabartë me gjithë të tjerët”,tha Kryeziu.

Në këtë akademi solemne të 25 vjetorit të themelimit të “Caritas Kosovës”, përveç shfaqjes të dokumentarit ku u tregua rrugëtimi dhe kontributi i kësaj organizate, u ndanë edhe mirënjohje për individët që kanë kontribuar për këtë organizatë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjobë ndaj personit që bëri tejkalim në vijë të plotë, identifikohet kundërvajtja përmes dronit të policisë

Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor me datën 18.05.2024 rreth orës 16:35, në rrugën magjistrale Ferizaj-Viti, skatësisht në fshatin Gërlicë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img