CARITAS KOSOVA gjatë muajit korrik 2019 ka organizuar ‘kampin veror’ për fëmijët me qëllim të promovimit të përfshirjes sociale si dhe mbështetjes së fëmijëve përmes aktiviteteve psiko-sociale dhe rekreative.
‘Kampi veror’ u organizua në Qendrën Sociale Edukative “CARITAS KOSOVA” në Dubravë të Ferizajt me fëmijët e komuniteteve të ndryshme dhe ishte i fokusuar në zhvillimin e shkathtësive për t’u shprehur dhe komunikuar si dhe ndërtimin e vetëbesimit përmes shoqërimit me bashkëmoshatar si dhe duke qenë pjesëmarrës në aktivitetet gjithëpërfshirëse.
Ky projekt i mbështetur nga Terre des hommes siguroi ambient të përshtatshëm dhe të sigurtë ku fëmijët u ndien rehat, mësuan gjëra të reja dhe interesante për jetën dhe veten e tyre në mënyrë tërheqëse e zbavitëse, duke konsoliduar shkathtësitë e tyre fizike dhe emocionale për t’u përballur me përvojat dhe sfidat e reja.
Përgjatë aktiviteteve të kampit, stafi organizativ me shumë sukses trajtoi tema të ndryshme për: natyrën, artin në përgjithësi si dhe pikturën dhe muralet në veçanti, fotografinë, sportin, etj.
[Fotografitë e postuara në artikull garantohen me pëlqimin e prindërve nga “Politika për mbrojtjen e fëmijëve” e zbatuar në këtë projekt dhe janë në dakordancë me “Politikat e Vizibilitetit” dhe “Politika për Marrëdhëniet me Publikun” të Caritas Kosova].