27,07,2024

Bytyqi: Të hënën merret vendimi për orët e humbura

Must Read

Kompensimin e orëve të humbura nga greva e janarit Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës e ka kushtëzuar me rritje të koeficientit të mësimdhënësve nga klasa e parë deri në të pestën. Por, të hënën do të merret vendimi final sa i përket kësaj çështje.

Kështu thotë Ministri i Arsimit,  Shyqyri Bytyqi.

“Vendimi final do të jetë të hënën, do ta kemi këtë takim ku do të jenë të ftuar të gjithë drejtorët e DKA’ve, e kemi thirrur këshillin e prindërve, do ta ftojmë dhe SBASHK’un të jetë pjesë e takimit.
Do të jetë, ta themi, një qasje e re dhe një përfundim i qasjes së kompensimit të orëve dhe kjo do të jetë finale dhe do të iu mbetet DKA’ve që të zbatojnë udhëzimin adminsitrativ”, ka thënë Bytyqi për RTV21.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Protestohet në Ferizaj, kërkohet lirimi i Blerim Ramadanit

Me protestë gjithëpopullore nën organizimin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Ferizaj, sot bashkë me familjarë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img