18,11,2024

Reagim i Drejtorit të Inftastrukturës, Arbër Bytyqi

Must Read

Pas disa vërejtjeve dhe akuzave në adresë të Qeverisë lokale në Ferizaj nga LVV, në lidhje me projektet që janë duke u implementuar në Ferizaj, ka reaguar Drejtori i Infrastrukturës, Arbër Bytyqi.

“Projekti “Bashkimi i Qytetit” është një nga projektet më të mëdha që ndonjëherë janë realizuar në Ferizaj. Projekti është implementuar mbi 60%, dilni more në teren shikone si duket projekti, është realitet, mundeni me prek e me pa, e mos boni politika në sallë të kuvendtit, vetëm 100m prej aty e keni projektin” ka shkruar Bytyqi.

Gjithashtu edhe për disa foto që janë publikuar ë disa rrugë Bytyqi ka skjaruar se ato janë në projekt ,ku në disa janë duke u zhvilluar punimet e nê disa pritet të fillijnë shumë shpejtë.

Reagimi i plotë i Drejtorit të Infrastrukturês, Arbër Bytyqi

Reagim!!!

Disa ende po kerkojn të shohin projektin “Bashkimi i Qytetit” në televizor, projekti u implementu mbi 60%, dilni more në teren shikone si duket projekti, është realitet, mundeni me prek e me pa, e mos boni politika në sallë të kuvendtit, vetëm 100m prej aty e keni projektin.

Sa i perket disa fotove që janë bërë në rrugën Varosh-Gurëz, aty jemi duke implemetuar projekt model në vlerë 2.6 mil euro, normale që rruga nuk është në kushtet më të mira të mundëshme, pasi janë duke u zhvilluar punime.

E për fotot në fshatin Komogllavë, më së miri tregon qasjen dhe vendosmërin tonë që nuk negociojmë me cilësinë e dobët të punimeve, ne kemi detyruar operatorin të bëjë komplet rrugën nga fillimi, pasi nuk jemi të kënaqur me cilësin e punimeve. E gjithë kjo do të bije barrë e operatorit ekonomik. E di që nuk jeni mësuar me këtë trend dhe qasje të punimeve, po kështu kemi me vazhdu deri në fund të madatit, me projekte madhore dhe pa korrupsion.

E di që ende nuk kemi arrit me cilësin e punimeve targetin tonë, por jemi të vendosur që mos të tolerojmë asgjë në këtë aspekt, kemi dhënë mbi 20 vërejtje me shkrim për operator ekonomik për punë jo cilësore, dhe do të vazhdojmë deri në arritjen e targetit tonë për punë cilësore.

Mos bëni politikë të ulët, mos tentoni me mashtru qytetarin. E di që e keni për zgjedhje, po ne projektet dhe punët i bëjm për qytetarin, dhe kështu do të vazhdojmë. Ata na kan dhënë besimin dhe ne do të vazhdojmë tju shërbejm me nder e përulje!

Shumica e fotove që janë publikuar në këtë postim janë bërë më heret, dhe asnjëherë nuk ka qenë objektiv të publikohen, mirëpo i shtyer nga tentimet e opozitës për dezinformim të qytetarit, po detyrohem ti publikoj!

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img