08,11,2025

Bullgarët e kanë një porosi për futbollistët para lojës me Kosovën

Must Read

Kombëtarja e Bullgarisë, përmes grupit zyrtar në rrjetin social, Facebook, e la postuar një fotografi dhe një porosi për futbollistët para ndeshjes së sontme ndaj Kosovës

Kombëtarja e Bullgarisë do të luajë sonte me atë të Kosovës në ndeshjen kualifikuese të Kampionatit Evropian 2020, shkruan Gazeta Express.

Dhe, bullgarët presin shumë nga “Luanët” e tyre për ndeshjen që do të luhet në “Vasil Levski National Stadium”.

Kombëtarja e Bullgarisë përmes grupit zyrtar në rrjetin social, Facebook, e ka postuar një fotografi, ku shihet stadiumi dhe një porosi për futbollistët bullgarë.

“Ne po ju presim ju në stadium. Gjithmonë së bashku, gjithmonë luanët tanë”, ka shkruar “Team Bullgaria” në Facebook.

Bullgaria i ka zhvilluar tri ndeshje në fazën e grupeve në kualifikimet e Euro 2020 dhe i ka regjistruar dy barazime dhe e ka pësuar një humbje.

Bullgarët në gjashtë ndeshjet e fundit nuk kanë fitore duke i regjistruar katër barazime e dy humbje.

Fitorja e fundit e tyre daton në tetor të vitit 2018 në Ligën e Kombeve kundër Qipros.

Nga ana tjetër, Kosova i ka regjistruar dy barazime në këto eliminatore, ndërsa kishte barazuar edhe me Danimarkën në miqësore.

Pra, “Dardanët” nuk kanë fituar nga ndeshja me Azerbajxhanin në Ligën e Kombeve, duke i regjistruar tri barazime rresht. /Gazeta Express/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Leard Sadriu në listën e Kosovës për ndeshjet kundër Sllovenisë dhe Zvicrës

Mbrojtësi ferizajas Leardi Sadriu do të jetë pjesë e përfaqësueses së Kosovës për dy ndeshjet më të rëndësishme të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img